Futboll Shqipëri Sport

Ardian MEMA dorëzohet: S’kam çfarë them, do të vendos më vonë për lojtarët titullarë

Trajneri I Tiranës, Ardian Mema pas humbjes 2-1 ndaj Teutës është shprehur për “Supersport” se skuadra ka luajtur shumë mirë dhe për këtë arsye ka bërë vetem një zëvendësim.

Ndër të tjera tekniku theksoi se gjithçka duhet ta marrin vetë në fushën e lojës, pasi nuk duan asnjë ndihmë.

“Të vjen keq. Nuk di të gjej fjalë për pjesën e lojës. Kemi luajtur mirë, kemi mbajtur topin, por një nga gjërat që duhet të them ishte kjo pjesa e arbitrit që jepte shumë faulle në mesfushë. Kështu nuk shkon. Tirana nuk ka nevojë nga kërkush, thjeshtë duam të na japin të drejtën në fushë. Nuk po më shkonte keq ekipi, secili lojtar po jepte maksimumin prandaj kam bërë vetëm një ndërrim , sepse nuk mund të shkojmë rastësisht para portës 10 herë.

Mendoj që mund të kisha bërë ndonjë ndryshim tek sulmuesit, por nuk I kisha shumë të gatshëm. Do t’I shikojmë të gjithë. Secili merr përgjegjësitë. Lojtarëve I kam besuar unë, pjesa tjetër mbetet për t’u parë në vazhdimësi. Doja të gjeja një lloj solucion,sepse nuk di çfarë të them. Do e shoh me qetësi ndeshjen, sidomos problematikat që kemi patur”.

Related posts

Messi i kërkon Rakitici të mos largohet nga Barcelona

Q.Autor

SUPERSFIDA NË “ANFIELD”/ Zbulohet cili do të vendosë drejtësi në Liverpul-Inter

F.autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ RAMOS “masakron” RONALDON, pas deklaratës së këtij të fundit

Isa.Autor

Leave a Comment