Bundesliga Futboll Sport

Refuzoi miliardat e Bayern/ Talenti i Hamburg: Më mjaftojnë paratë që fitoj nga… (VIDEO)

Miliardat, publiciteti, rrjetet sociale dhe fama janë ato që në kohët moderne shkatërrojnë futbollistë të konsideruar si talente dhe premtues, por që me disa ndeshje të mira, më pas, humbasin në anonimitet dhe, më keq akoma, zhduken nga qarkullimi…

Jehona mediatike dhe presioni janë të mëdha, ndaj duhet gjithmonë të qëndrosh me këmbë në tokë. Një shembull, edhe pse i vogël, vjen nga Gjermania, aty ku talenti i Hamburg, Jann-Fiete Arp, pas sezonit të shkuar ku si debutues vetëm 17 vjeç do të shkëlqente, po vijon me paraqitjet e tij super edhe në Zëeite Bundesliga, pra kategoria e dytë.

Kujtojmë që Hamburg vjet ra për të parën herë në histori, teksa mes tyre ishte edhe i vogli Arp, i cili megjithatë u konsiderua si një yll që do të shndrriste të ardhmen. Jo më kot, Bayern Munich do të hidhej në sulm gjatë verës, për të tërhequr në Bavari biondin e talentuar. Arp do të befasonte të gjithë, duke firmosur deri në vitin 2020 me Hamburg, ish-skuadra e Mërgim Mavrajt.

Sipas “Bild”, Bayern kishte ofruar deri në 5 mln euro në sezon rrogë për talentin, që megjithatë vendosi sipas kokës së tij: “Paratë nuk janë gjithçka dhe, sidomos, në moshën time, duhet të shoh gjëra të tjera. Unë fitoj mjaftueshëm dhe jam i kënaqur. Në tetë vjet që jam rritur këtu vetëm kam marrë nga klubi dhe nuk kam dhënë asgjë. Sidomos, vitin që ramë nga kategoria. Pikërisht sepse jam borxhli ndaj klubit qëndrova edhe në kategorinë e dytë”.

Sot është 18 vjeç, por sërish sytë e shumë klubeve janë te ai. Arp, jo vetëm që është një futbollist i shkëlqyer në fushën e blertë, por edhe një student i zoti. Sezonin e shkuar ndiqte edhe studimet dhe fushën, duke mos munguar asgjë. “Dua të bëj atë që shumë kanë bërë dhe atë që shumë nuk kanë bërë”, duke iu referuar futbollistëve të mirë, por që në studime kanë çeduar.

Megjithatë, sipas medieve gjermane, Arp vazhdon të jetë në fokusin e Bayern Munich, që pasi ta lërë të rritet te Hamburg pa presione, mund të vendosë ta marrë pas dy sezonesh.

Related posts

SOLSKJAER NUK I DËSHIRON NË EKIP/ Manchester United u tregon derën dy lojtarëve…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Frankfurt-Arsenal. Rezultati 0-3

Delo.autor

TRIUMFIM MADHËSHTOR/ Lyon përmbys “Topçinjtë” në “Emirates Cup” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment