Futboll Shqipëri Sport

ARRESTIMI I PORTIERIT TË PARTIZANIT/ Sinemati: Nuk duhet të shohim vetëm Hoxhën, në Superligë janë të gjithë të pirë

Gazetari Gezim Sinemati, ka komentuar ne studion e emisionit “Proçesi Sportiv” arrestimin e portierit te Partizanit Alban Hoxha.

Sinemati theksoi se kjo eshte nje çeshtje qe eshte fryre pasi sipas tij nese u vihesh mbrapa lojtareve te tjere te Superliges jane te gjithe te pire.

“Dikur pijet ishin më të mira se sot pasi kanë pirë edhe shumë të tjerë, por kjo nuk duhet fryrë shumë. Në televizion thuhej se Hoxha është kapur i pirë.

Te ne është e dhimbshme por e vërtetë që pija është në kulturën shqiptare. Ata që pinë, pinë si para derbit si pas. Pse na shqetëson kaq shumë Hoxha, kur janë rrahur 19-vjeçarët e Kukësit dhe një fëmijë e nxjerrin për krahësh të dëmtuar dhe pa ambulancë.

Nuk duhet të shohim vetëm Hoxhën. Po i ndoqe nga mbrapa, janë të gjithë në Superligë kështu. Po të mos ishte derbi, a do të merreshin kështu me të?

Lajm është që futbollisti ynë luajti baste ose përdori doping pasi këto janë rreziqe. Shko në një darkë pas fitores dhe priti atje si polici, i fusim tubin dhe shih sa do të jenë të pirë me makinë. Të gjithë në stërvitje shkojnë me makinat e tyre.

Derbi te ne nuk është perëndia si ndeshja në Argjentinë që jetohet për këtë ndeshje. Kjo ishte thjesht një goditje, tha Sinemati.

Related posts

THYEN REKORDIN BOTËROR TË GUINNESS/ Portieri shënon gol nga porta në portë (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjermani-Maqedonia e Veriut. Rezultati 1-2

Delo.autor

E BUJSHME/ Kontratë të përjetshme, Mançester Siti josh Leo Mesin

Delo.autor

Leave a Comment