Futboll Sport

ATMOSFERË LUFTE/ Pamjet e FRIKSHME brenda autobusit të Bokës, flet Tevez: Po na DETYROJNË… (FOTO+VIDEO)

22:56 | Në teori, ndeshja duhet të nisë për 20 minuta, por në fushë nuk shihet asnjë futbollistët, për të kryer nxehmjen para ndeshjes.

22:45 | Të gjithë janë në pritje të lajmeve më të fundit, por gjyqtari kryesor i takimit dhe asistentët e tij dalin për të kryer nxehmjen në fushë.

22:41 | Pamje nga brenda autobusit të Bokës.

22:30 | Fjalët e Tevezit në një postim në Twitter, argjentinasi konfirmon dëshirën për të mos luajtur: “Kemi 3 shokë që nuk ndihen mirë, nuk duam të luajmë, por po na detyrojnë ta bëjmë. Asnjë lojtar nga Riveri nuk erdhi të na pyeste për gjendjen tonë.”

22:25 | Drejtuesit e të dy ekipeve gjenden ende në mbledhje, për të vendosur nëse ndeshja do të luhet apo jo.

22:15 | Sipas zërave të fundit nga mediat argjentinase, Boka mbetet e vendosur për të mos luajtur sot ndeshjen, ndërsa nga pala e Riverit do të respektojë çdo vendim.

22:09 | Gonzalo Lamardo, bashkë me lojtarin tjetër Perez, ka pësuar dëmtime në sy.

dd8ec4ee-e30c-4025-a596-2522fa67fc1c

21:55 | Tjetër takim mes drejtuesve, ku gjendet edhe një nga doktorët që vizitoi lojtarët e Bokës. Qëllimi i tyre është i qartë, nuk duan ta luajnë ditën e sotme këtë takim, pasi sipas tyre është e pamundur në kushte të tilla.

21:52 | Merret një tjetër vendim nga federata e CONMEBOL-it. Ndeshja do të nisë në orën 19:15(23:15 me atë shqiptare)

21:50 | Gjendja e lojtarëve të Bokës në dhomat e zhveshjeve

21:39 | Stadiumi është plot me tifozët e Riverit, por edhe nuk dihet nëse ndeshja do të nisë në orën 22:00, edhe pse më parë u mor vendimi për këtë.

21:24 | Edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino është i pranishëm në stadiumin Monumental.

21:22 | Foto e lojtarit Pablo Perez, transportuar në spital pas sulmit.

3178d040-a3a2-42dc-b8d9-95ddecd2378c

21:21 | Edhe tek Riveri duket se janë dakord që takimi të shtyhet. Trajneri Marselo Gajardo ka informuar drejtuesit se nuk mund të luhet në këto kushte.

21:19 | Gjendja e autobusit të Bokës, që u godit nga tifozët e Riverit.

f8879013-094b-4317-abbb-ac02eb3592af

21:15 | Zëvendës presidenti i klubit të Bokës, e bëri të qartë se pozicionimi i klubit është që ndeshja të mos luhet ditën e sotme.

21:14 | Karlos Tevez, Fernando Gago, Julio Bufarini, Agustin Almendra, Nahitan Nandez dhe Dario Benedeto janë lojtarët e Bokës që filluan të villnin në dhomat e zhveshjeve pas aksidentit me gaz lotsjellës.

/ Kaosi para ndeshjes, merret vendimi për klasiken mes Riverit dhe Bokës

Pas kaosit të krijuar para ndeshjes së dytë finale, mes River Plejtit dhe Boka Xhuniorsit, për Kupën Libertadores, drejtues të të dyja ekipeve, në prani edhe të drejtuesve të CONMEBOL-it, u mblodhën për të marrë një vendim për zhvillimin e këtij takimi, pasi nga ana e Bokës pretendohej se ishte e pamundur të luhej ato kushte.

Tashmë është vendosur që takimi të nisë një orë me vonesë, pra në orën 22:00 me atë shqiptare. Ndërkohë, raportohet se Pablo Perez i Bokës, është transportuar në spital, pas disa të çarave pranë syrit, të shkaktuara nga xhami i thyer i autobuzit.

Në stadiumin “Monumental” gjenden 2 mijë policë, për të shmangur përplasjet, edhe pse ka vetëm tifozë vendas.

C_29_fotogallery_1023588__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image

Do të luhet sot në mbrëmje akti i dytë i finales së Superklasikos midis skuadrës së River Plejt dhe Boka Xhuniors. Ndërsa për vetë dinamikën që ka kjo ndeshje, raportohet se kanë filluar shumë shpejt dhe acarimet e tifozëve.

442187_TS_24-11-18_9436728541_

Kanë qenë ata të River Plejtit ata të cilët kanë goditur me gurë dhe me tymuese autobusin e Boka Xhuniorsit. Disa prej lojtarëve nuk janë ndjerë mirë pas këtij sulmi, ndërsa për t’u theksuar është fakti se lojtari Karlos Tevez ka vjellë pas asfiksimit nga tymueset.

boca-juniors-vs-river-plate-1-759

Ndërsa edhe shoferit të autobusit i ka rënë të fikët. Kujtojmë se ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave përfundoi në shifrat e barabarta 2 me 2.


 

Related posts

“QËNDRON PO FITOVE CHAMPIONS”/ Pochettino “SHTANG” tifozët e Tottenhamit

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, arrin akordin me ish-mesfushorin e Tiranës…

Delo.autor

Kupa e Botës, Mbappe takon ish-boksierin për të marrë “leksione” force

Sadik.Autor

Leave a Comment