Futboll Sport

TMERRI I LOJTARËVE/ Kapiteni i lënduar i Boca Juniors: Menduam se ishim në luftë

Kapiteni i Boca Juniors, Pablo Perez, ka folur për lëndimin e syrit që ia shkaktuan tifozët e rivalit River Plate para ndeshjes së kthimit finale të Copa Libertadores të shtunën, e cila u shty për një ditë si pasojë e tensioneve dhe dhunës.

Perez i ka krahasuar incidentet e shumta gjatë ditës së shtune para Copa Livertadores me luftë, pasi autobusi dhe lojtarët e Bocas u sulmuan me gurë dhe gaz lotsjellës.

Në fakt, autobusi që po bartte lojtarët e Bocas Juniors u sulmua me gurë dhe gaz lotsjellës dhe u la tejet i dëmtuar, ndërsa lojtarët vollën në zhveshtore si pasojë e gazit, me Perezin që lëndoi syrin.

Perez, i cili ishte njëri nga tre lojtarët e dërguar në spital për mjekim, ishte i palumtur me ato që ndodhen para ndeshjes.

“Ndihem i lënduar. E tëra duhej të ishte aheng ama u duk sikur luftë”, tha Perez.

Ndeshja është shtyrë për të dielën, pra sot, në orën 21:00.

Ndeshja e parë mes tyre u mbyll pa fitues 2-2 në stadiumin e Bocas.

Related posts

Barcelona përgatit 75 milionë euro për Martial

Sadik.Autor

LEVANTE-REAL MADRID/ “Vendasit” barazojnë shifrat, shënon Roger

Delo.autor

KËMBËNGUL JUVENTUS/ Zbulohet oferta e majme për Icardin

F.autor

Leave a Comment