Futboll La Liga Sport

BARÇA MBETET “THATË”/ Griezmann përgatit surprizën e vitit dhe zbulon të ardhmen

“Messi dhe Cristiano, janë dy lojtarë që do të kthehen në legjenda, ata janë më të mirët, por mund t’i arrish brenda një viti’, paralajmëron Griezmann, i bindur se ky do të jetë sezoni i tij, sezoni ku mund të fitojë ‘Topin e Artë’, ëndrrën e tij, siç pranoi lojtari për amerikanen “ESPN”, që ka publikuar pjesën e dytë të intervistës së dhënë nga sulmuesi i Atletico Madrid.

“Mund të arrihen”, pranoi francezi dhe e shpjegoi në këtë mënyrë: “Mund të ndodhë në NBA me Le Bron, i cili, për mua, është më i miri në historinë e basketbollit së bashku me Michael Jordan, por brenda një viti MVP mund ta fitojë Russell Westbrook ose James Harden. Cristiano dhe Messi janë shembuj për mua dhe jam munduar të mësoj prej tyre”.

Në lidhje me mundësinë për ta mbyllur karrierën në Amerikë: “Është një mentalitet ndryshe, ndeshjet në NBA apo futbolli amerikan më pëlqejnë shumë. Është mirë, sepse kur shkoj atje nuk më njeh askush, – ka thënë duke qeshur, – dhe kjo më ndihmon. Dua të luajë në MLS, dua që ta mbyllë aty karrierën time”.

Related posts

REKORD I RI NGA IKARDI/ Argjentinasi barazon me gola Vierin tek Interi

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona siguron sulmuesin e ri, prezantohet pas Kupës. Detajet…

Delo.autor

“BOMBARDON” Milani! Kovacic dhe Rabiot nisen për testet mjekësore?

Isa.Autor

Leave a Comment