Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Tërbohet Federata Angleze, komisioni shpall MOURINHON të…

Zhoze Murinjo i ka shpëtuar një skualifikimi të mundshëm nga stoli i Mançester Junajtid, pasi akuzat për përdorimin e një fjalori të papërshtatshëm përpara kamerave pas ndeshjes kundër Njukasëllit nuk janë provuar. Klubi i Junajtid i ka bërë një mbrojtje të fortë trajnerit gjatë këtij procesi hetimor.

Komisioni Rregullator i Pavarur njoftoi të mërkurën se tekniku i “djajve të kuq” nuk do të përballet me asnjë sanksion, pasi nuk janë gjetur prova, një vendim që duket se ka surprizuar vetë departamentin disiplinor të Federatës Angleze, e cila mund ta dërgojë në apel vendimin, pasi ta marrë të zbardhur argumentimin e vendimit javën e ardhshme.
Tekniku 55- vjeçar u akuzua se tha në portugalisht “shkoni p… bijë k….” pas përmbysjes 3-2 ndaj Njukasëllit në “Old Trafford” më 6 tetor, duke ngritur edhe gishtin e vogël.

Related posts

(FOTO) Tifozët e Milanit e quajtën parazit, shpërthen e fejuara e Antonio Donnarummës

Q.Autor

MESSI tallet me kundërshtarët, reagimet epike të RONALDOS, GUARDIOLËS dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Francezët akuzojnë: COVID-19 e “solli” Juventus

Delo.autor

Leave a Comment