Futboll Shqipëri Sport

“Bastet” e Grezdës në Skoci: Titullar te Rejnxhërsi dhe ju shënoj me Shqipërinë

Eros Grezda dhe trajneri i Rejnxhërsit Stiven Xherrard kanë qenë ditën e sotme në konferencë për shtyp para mediave para ndeshjes që do të luajnë me Madhëruellin të dielën në kampionat. Grezda u shpreh për mediat duke folur në lidhje me mundësstë e tij për të qenë titullar te Rejnxhërsi dhe ndeshjen e Shqipërisë me Skocinë.

“Po është një mundësi e mirë për mua pasi edhe shokët kanë qenë të pafat me dëmtimet. Është një ndeshje e madhe e rëndësishme për mua dhe skuadrën. Kam pritur për mundësitë e mia dhe tani do t’i shfrytëzoj.” – ka thënë fillimisht Grezda.

Më pas gazetarët e kanë pyetur edhe në lidhje me ndeshjen që Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë dhe Grezda është shprehur: Për të qenë i ndershëm, para se të vija te Rejnxhërsi nuk dija shumë për kampionatin skocez dhe kombëtaren, por tashmë e kam një vizion për këtë Ligë. Do të luajmë një ndeshje të madhe me Skocinë në 17 nëntor në Shqipëri. Do të kërkojmë patjetër fitoren, për të qëndruar në Ligën e Kombeve. Por kemi një ndeshje tjetër dielën këtu në kampionat, kështu që le ta kemi vëmendjen te kjo ndeshje.

Por një prej gazetarëve e ka pyetur Grezdën me shaka nëse do i shënojë gol portierit të skuadrës së tij në ndeshjen e Kombëtareve dhe ai është shprehur: “I kam thënë që do i shënojë, shpresoj që të ndodhë kështu.”

Related posts

Xavi: Real Madridi nuk luan futboll të bukur sikur Barcelona

Q.Autor

PËRGATITJET PËR SUPERIORE/ Kastrioti gjen sulmuesin, firmos Carls Atsina (FOTO)

Isa.Autor

SPEKATAKOLAR/ Shënohet gol “bombë” në ndeshjen Real Madrid–Atletiko Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment