Futboll Premier League Sport

BARAZIM NË PAQE NË “ETIHAD”/ Manchester City dhe Kampionët e Anglisë ndajnë pikët. Salah rishkruan historinë

Është mbyllur në barazim 1-1 super ndeshja e javës së tetë të Premier League mes Manchester City-t dhe Liverpool-it.

Ndeshja e luajtur në Etihad Stadium është zhbllokuar në minutën e 13-të me një penallti të Mohamed Salah.

Egjiptiani ka shënuar tetë gola për Liverpool-in në këtë kampionat; asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar më shumë për Të Kuqtë në tetë ndeshjet e para të kampionatit, po aq sa Fernando Torres në sezonin 2009-10 dhe Robbie Fowler në 1995-96.

Kundërpërgjigja e City-t ka ardhur në minutën e 31-të me një gol magjik të Gabriel Jesus. Skuadra e Pep Guardiola ka patur një mundësi për të përmbysur rezultatin në minutën e 42-të, por penalltia e goditur nga De Bruyne ka përfunduar jashtë.

Një mundësi e humbur për City-n që t’i afrohej kreut. Citizens mban vendin e 11-të me 12 pikë, ndërsa Liverpool ka zbritur në të tretin me 17 pikë.

Një barazim ky që lumturon Leicester-in, që ruan kreun e Premier League të arritur sot pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Wolves.

Related posts

“AI KA QENË I RESPEKTUESHËM”/ Mino Raiola reagon: Kritikat ndaj Pogba janë të…

Delo.autor

SUPER DUELI JUVENTUS-AJAX/ Van Basten bën parashikimin: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet

Delo.autor

“BUZËQESH” PIOLI/ Milani rikuperon tre elementë të rëndësishëm për sfidën ndaj Empolit të shqiptarëve

F.autor

Leave a Comment