Bundesliga Futboll Sport

BAYERN MUNICH KËRKON ORGANIZIMIN E CHAMPIONS LEAGUE /Aplikon për finalen e Ligës së Kampionëve më 2021

Allianz Arena dhe Krestovsky Stadium janë dy stadiumet kryesore që mund ta presin finalen e Ligës së Kampionëve për 2021, ka konfirmuar UEFA.

Bayern Munich e ka bërë ofertën e tij për ta organizuar finalen e Ligës së Kampionëve më 2021, me gjigantët e Budesligës që po ashtu e kanë bërë publike këtë gjë.

Bayern u mundën, në herën e fundit kur e organizuan finalen

Finalja e fundit e mbajtur në Bayern ishte në vitin 2012 por që ata u mposhtën nga Chelsea, të cilët fituan me penallti.

“Mund të konfirmoj, që së bashku me qytetin e Munichut, do të aplikojmë zyrtarisht për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve në Allianz Arena më 2021”, ka thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Pavarësisht zhgënjimit nga mposhtja kundër Chelsea më 2012, ne ende dëshirojmë të bëjmë një finale në shtëpi. Ne i jemi mirënjohës nëse UEFA na jep mundësinë që ta presim një finale të tillë në Munich”.

Saint Petersburg po ashtu ka aplikuar për finalen e Ligës së Kampionëve

Krestovsky Stadium,  shtëpia e klubit rusë Zenit Saint Petersburg, është njëri prej garuesve që po ashtu konsiderohet serioz për ta organizuar këtë finale, ka konfirmuar UEFA.

Seville është në garë për finalen e Europa Ligës

Seville, Vienna dhe Tbilisi janë tre qytete që mund ta presin finalen e Europa Ligës më 2021, përderisa Belfast, Kharkiv, Minsk dhe Helsinki janë konkurrent për SuperKupën UEFA.

Gothenburg dhe Prague shpresojnë që të fitojnë për finalen e Ligës së Kampionëve për femra.

Related posts

DEBUTOI NË LA LIGA/ Ja reagimi i “Pleshtit” ndaj 14-vjeçarit që shkroi historinë me Barcelonën (FOTO)

Delo.autor

VLERËSON AFRIMET E REJA TEK TIRNA/ Flet Karabeci: Mos të përsërisim sezonet e fundit…

Delo.autor

SPALLETTI zbulon DEFEKTIN E INITERIT/ Ja pse nuk arrijnë të fitojnë zikaltrit

Isa.Autor

Leave a Comment