Futboll La Liga Sport

REAL NË VËSHTIRËSI/ Pos pendimit për Ronaldon duhet të pendohet edhe për Hakimin

Kampionët europian po përballen me dy probleme në dy pozita këtë sezon, e ku po shihet se atyre ju mungon shumë edhe anësori i djathtë, Achraf Hakimi

Kur Spanja mposhti Marokon në Botëror, ishte një dhe i vetmi tinejxheri i Madridit që zyri vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tij të mirë.

Por, çuditërisht, lojtari i akademisë së Realit, Achraf Hakimi nuk dëshirojë që të luaj për Stuhinë e Kuqe por zgjodhi vendin e lindjes së prindërve të tij.

“Do të luaja kundër të gjithë shokëve të mijë të skuadrës dhe kjo gjë e bën speciale këtë gjë por ju nuk keni ndonjë shok kur dilni në fushë”, tha ai në konferencë për shtyp.

“Ne luajmë për vendin tonë, për ndjenjat e popullit tonë, jo vetëm për marokenët që jetojnë në Spanjë por për tërë vendin. Ne kemi mënyrën tonë te lojës dhe ne nuk kemi frikë që të luajmë për fitore”.

Ende, pas pushimit ai ishte në skuadrën e Zinedine Zidane për sezonin e fundit dhe ai shpresonte që të qëndronte në Santiago Bernabeu për sezonin 2018-19 ku kishte bërë nëntë ndeshje në La Liga.

Megjithatë, ai ishte i pasigurt për të ardhmen, me trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui që lajmërua pasues i Zidane pak para fillimit të Botërorit.

“Kjo na zuri në befasi, jo vetëm mua por të gjithë”, ka pranuar Hakimi për Football Espana.

“:U ktheva në Madrid dhe bisedova me Lopetegui. I thashë që dua të rri, ata janë klubi i zemrës sime dhe jam i lumtur”.

“Por, të shohim çfarë po ndodh. Bisedova me trajnerin dhe i thashë të mendonte cila gjë është e mirë”.

Megjithatë, Hakimi nuk ishte në planet e Lopeteguit, as afatshkurtëra as afatgjatë dhe në korrik ai u dërgua në huazim për dy vite.

Skuadra nga Bundesliga nuk e ka opsionin për ta blerë mbrojtësin si pjesë të marrëveshjes, por deri me tani ata kanë përfituar shumë nga talenti i tij.

Përveç që ka shënuar njëherë ai ka asistuar në dy apo më shumë gola në katër ndeshjet e para të ligës, Hakimi ka arritur që të jetë më i miri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Loja kundër kundërshtarëve spanjoll duket se i pëlqen atij më shumë derisa ai mund të luaj edhe me këmbën e majtë por e djathta e tij është potente.

Me të lënduarin Daniel Carvajal për tri ndeshjet, Reali bleu Alvaro Odriozola si zëvendësues derisa testoi por pa sukses edhe Lucas Vazquezin dhe Nachon.

Megjithatë, Reali përpos që duhet të pendohet për Ronaldon, ata duhet të pendohen edhe për Hakimin.

Related posts

Zbardhet e vërteta/ Abramovich duhet të provojë pasurinë e ligjshme që të hyjë në Britaninë e Madhe

Sadik.Autor

NJË OFERTË NGA BARCELONA? Ancelotti nuk lë dyshime me përgjigjen e tij: Historia ime thotë që…

Delo.autor

MERKATO E ÇMENDUR/ Ronaldo kërkon Marselon: Juventusi, ekipi më i mirë

Isa.Autor

Leave a Comment