Futboll Seria A Sport

BEFASON CANCELO/ Portugezi zgjedh 35-vjeçarin si më të mirin e botës në rolin e tij

Portugezi ka marrë vlerësime të shkëlqyera, që nga transferimi i tij në Torino (nga Valencia), këtë verë. Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij të re të krijojë një distancë prej tetë pikësh nga ndjekësi më i afërt, në krye të renditjes së Seria A.

Por, pavarësisht nga cilësia dhe qëndrueshmëria e shfaqjeve të tij, Cancelo pohoi besimin e tij se Dani Alves ishte akoma, më i miri në futbollin botëror, në rolin e tij. “Dani Alves, sipas mendimit tim, është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”, – tha ai në një konferencë shtypi.

Duke pasur parasysh moshën e Alves dhe humbjen e formës së konkurrentëve kryesorë, Joshua Kimmich dhe Dani Carvajal, ka një argument të fortë për të sugjeruar se vetë Cancelo është lojtari më i mirë në rol, ose të paktën në rrugën e tij për të qenë i tillë.

Vetë lojtari portugez këmbënguli se lëvizja te Juventusi e ka përmirësuar lojën e tij dhe se ai shpreson të bëhet mbrojtësi më i mirë i djathtë në botë, një ditë: “Sot, unë jam një lojtar më i plotë. Por, dua ta vazhdoj përmirësimin në mënyrë që të bëhem më i miri”.

Cancelo do të luajë dalë kundër një numri të konsiderueshëm ish-shokësh të martën, kur bardhezinjtë të presin Valencian në stadiumin “Allianz”. Mbrojtësi u bashkua me klubin spanjoll në huazim nga Benfica, në vitin 2014, dhe u bë blerje e përhershme në fund të sezonit, duke qëndruar deri në transferimin e tij te “Zonja e Vjetër”, në fillim të këtij sezoni:

“Valencia është një ekip i mrekullueshëm dhe me siguri do të jetë një lojë e veçantë për mua. Kam kaluar tri vite të mëdha në “Mestalla”, por tani luaj për Juven dhe absolutisht duam të marrim tri pikët. Kam mësuar shumë duke luajtur në Itali, ashtu siç kam bërë në Spanjë”.

Related posts

Përballja ndaj Bolonjës, Gattuso kërcënoi lojtarët e Milanit: Do t’ju shkatërroj të gjithëve!

Q.Autor

Di Maria i pandalshëm, shënon golin e barazimit kundër Nicës

Q.Autor

(FOTO) Kur treshja fantastike bëhet bashkë/ Beckham takohet me Ronaldon dhe Roberto Carlos

Q.Autor

Leave a Comment