Futboll Premier League Sport

BEFASON LUIZ/ Përgjegjës për 63% e golave të pësuar tek Chelsea, ska problem, liderat marrin… (FOTO)

Mbrojtësi i Chelseat David Luiz i është kundërpërgjigjur kritikëve pas paraqitjes së fundit në humbjen 3-1 ndaj Tottenham të shtunën.

Blutë kanë pësuar 11 gola këtë sezon në Premier League dhe disa prej tyre kanë ardhur për shkak të gabimeve të qendërmbrojtësit brazilian.

Gjithsesi, ai mbetet një pjesë e rëndësishme e ekipit të Maurizio Sarri-t këtë sezon, duke luajtur një rol kyç me topin në këmbë, por në aspektin defensiv ai ka hasur jo pak vështirësi.

Oddsbible publikoi një statistikë ku thuhej se 63% e golave të pësuar të Chelsea-t kanë ardhur për shkak të gabimeve të Luiz, dhe tani ai është kundërpërgjigjur.

“Po 28 pikët e fituara? Liderët marrin gjithmonë përgjegjësitë, kështu që s’ka problem!!!”

Related posts

Man United hidhet në sulm për Fabinhon, 50 milion euro në ‘pjatë’ për Monacon

Q.Autor

Bonucci optimist: Milan do të kualifikohet në Romë…

Q.Autor

ROVESHIAT NGA JASHTË ZONE/ Maradona iu mëson lojtarëve si të bëjnë gola “alla CR7” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment