Futboll Seria A Sport

MË SHUMË SE 3 VITE “AGJERIM”/ Çfarë rekordi negativ për “Përbindëshin” Ronaldon

Ai ka pasur një ndikim të madh me fanellën e Juventusit, por Cristiano Ronaldo kthehet në një futbollist normal, kur bëhet fjalë për goditjet e lira. Përmes këtij specialiteti themelor dhe të spikatur të tij në të kaluarën, kampioni portugez nuk ka shënuar asnjëherë me fanellën bardhezi.

Ekzistojnë 40 përpjekje nga goditjet e lira (të drejtpërdrejta) nga CR7, në të cilat thjesht nuk mundi ta gjejë shënjestrën e duhur. Nga këto, 11 goditje janë pritur nga portierët kundërshtarë, 3 goditje jashtë kuadratit dhe 26 të tjera në barrikadë.

E fundit ishte mbrëmë, pikërisht në ndeshjen e madhe kundër Interit. Kampioni i datëlindjes 1985 nuk ka shënuar kurrë në Serie A me një goditje të lirë.

Po sa kohë ka pa shënuar së këndejmi Ronaldo? “Agjërimi” i tij në këtë drejtim ka filluar prej më shumë se tri vitesh. Goli i fundit i portugezit nga goditja e lirë në kampionat daton më 16 nëntor 2016, në një derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Gjërat nuk janë më të mira në Ligën e Kampionëve, e cila ka qenë gjithmonë shtëpia e CR7. Sipas asaj që raportohet nga “Opta”, 25 goditjet e lira të fundit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në Kupat e Evropës nuk kanë përfunduar në gol. Një tabu e vërtetë, që CR7 është thirrur për ta prishur në angazhimet e ardhshme delikate.

Related posts

“TOKIO 2020″/ 12-vjeçarja Hiraki dhe 13-vjeçarja Brown fitojnë medalje në Lojërat Olimpike

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Juventus-Lazio, në lojë është trofeu i fundit për 2019

Delo.autor

ARRIHET MARRVESHJA/ Savic ka VENDOSUR të luaj për këtë SUPER SKUADËR

Isa.Autor

Leave a Comment