Futboll Seria A Sport

BEFASON RONALDINHO/ Ja kë zgjedh GOLIN më SPEKTAKOLAR të karrierës së tij (VIDEO)

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, ka zbuluar se goli më i mirë i karrierës së tij është ai që e ka shënuar për Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen kundër Anglisë në turneun e Kupës së Botës të vitit 2002.

Çerekfinalja mes Brazilit dhe Anglisë ishte në rezultat 1-1, pas golave të shënuar nga Michael Owen dhe Rivaldos. Por, Ronaldinho arriti ta shënojë golin e fitores nga gjuajtja e lirë, më shumë se 26 metra larg portës.

Ronaldinho, karriera e së cilit definohet nga shumë gola të mrekullueshëm, përfshirë këtu edhe golin në stilin gërshërë kundër Osasunas në vitin 2004. Megjithatë, ai e konsideron golin kundër Anglisë si më të mirin e karrierës së tij.

“Kam shënuar shumë gola të mirë, disa nga gjuajtja e lirë e disa në ndeshje të rregullt në karrierën time dhe duhet ta pranoj se e kam shumë të vështirë ta zgjedh një të preferuar”, ka thënë Ronaldinho.

“Por, kur shënon për Kombëtaren dhe kundër Anglisë në çerekfinale, kjo është diçka e mrekullueshme. Për këtë arsye, unë ta do zgjedh atë kundër Anglisë, vetëm sepse e shënova për Brazilin”.

Related posts

E PABESUESHME/ Pas Ronaldos, tjetër lojtar largohet nga Reali i Madridit

Isa.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Çudira në GREQI, ultrasit quhen SHQIPTAR të paguar

Isa.Autor

DISFATA NDAJ VERONËS/ Ronaldo: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Delo.autor

Leave a Comment