Futboll Seria A Sport

BEFASUESE/ JUVENTUS kërkon kampionë, bardhezinjtë me sytë te REALI

Gareth Bale mund të përfundojë te Juventusi. Sulmuesi uellsian i Real Madridit preferohet prej bardhezinjve. Vetë agjenti i 29-vjeçarit Jonathan Barnett nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen madrileni të veshë fanelën e “Zonjës së Vjetër”. Ai ka rrëfyer gjithçka për “Tuttosport”.

“Gareth është shumë i lumtur te Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve. Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin. Gareth i pëlqente të luante me Cristiano, por ai është i lumtur sepse është në një klub të madh. Është e vërtetë se që prej transferimit të Ronaldos në Torino, yjet e futbollit kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A dhe të fillojnë ta shohin atë në një mënyrë të ndryshme krahasuar me vitet e fundit”, u shpreh Barnett.

Bale ka marrë kritika të forta për paraqitjen e çalë që po bën me “Los Blancos” këtë sezon në kampionat.

Related posts

I SHËNOI DOPIETË ME PENALLTI/ Kamerat kapin momentin kur Kristiano Ronaldo ironizon portierin e Xhenoas (VIDEO)

Delo.autor

Ze Maria: Ju shqiptarët gaboni, karahasoni De Biazin me Panuccin

Sadik.Autor

Inter frenon, Spalletti: Nuk e kemi cilësinë që mendojnë…

Q.Autor

Leave a Comment