Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Starton pjesa e dytë. Kastrioti kërkon 3 pikëshin, Kamza të “shpëtojë” takimin (VIDEO)

Po luhet takimi mes Kastriotit dhe Kamzës për javën e 13-të të Superiores. Në “Redi Maloku” skuadrat do të kërkojnë fitoren pasi ekipet ndodhet në fundin e tabelës.

Përkatësisht krutanët në vendin e fundit të renditjes me 4 pikë dhe kamzalinjtë një vend më sipër me 8 pikë. Kamza së fundmi ka shkarkuar trajneri Duro dhe do të drejtohet në takimin e sotëm nga trajneri i portierëve.

LIVE/ KASTRIOTI-KAMZA 2-0
Zhunior 6′, Ogebugu 11′

KOMENTI

54’ Krosim i mirë i Rezit nga e majta e sulmit, por topi është shumë në thellësi sa askush mund ta mbërrijë.

49’ Goditje dënimi për Kamzën, kroson një prej mesfushorëve. Domgjoni provon me kokë, por tani kalon shumë pranë portës së mbrojtur nga Avdyli.

46′ Starton pjesa e dytë.

PJESA E DYTË

45+3 Përfundon pjesa e parë.

45+1’ Ndërhyrje e rëndë e Zisit ndaj Husein, por kryesori nuk e ndëshkon.

44′. Ndëshkohet me të verdhë Emiliano Çela, por ka tension në fushë. Për një reagim ndaj Husein, ndëshkohet edhe futbollisti i Kamzës Malaj.

43’ Probleme për Ymerajn i cili gjendet i shtrirë në zonën e Kamzës pas një askioni. Megjithatë, duket se nuk ka probleme dhe vazhdon lojën.

36’ Mundësi e mirë për Kamzën me anë të Fukuit, por ky i fundit gabon në zonë duke mos arritur të godasë topin. Dalje e sigurt e portierit të Kastriotit. 

32’ Karton i verdhë për Frashërin dhe H.Markun

30’ Ogebugu humb një rast të shkëlqyer. I gjendur në pozicion të mirë goditës në zonë, ai provon por Avdyli duket se është i vetëm kur të gjithëve.

24’ Ndeshje e luftuar në mesfushë, por asnjë goditje drejt portave respektive në këto minuta. Kamza nuk po arrin të reagojë pas 2 golave të pësuar.

14′ Zëvendësim te Kamza. Largohet Idrizi i dëmtuar, në vendin e tij Turhani.

11′ GOOLL. Dyfishon Kastrioti me Okebugu. Një gjuajte potente në hyrje të zonës ka mposhtur Avdylin dhe ka shtangur gjithë mbrojtjen e kamzalinjve. 2-0.

goli i dyte i Kastriotit on Vidnews.

6′ GOOL. Zhunior ka gjetur golin pas një përpjekje për të larguar topin nga mbrojtësit e Kamzës. Goditja ka gjetur të papërgatitur portierin mik dhe 1-0.

gol kastrioti on Vidnews.

1′ Nis sfida.

Related posts

PRAPASKENA/ Zbulohet oferta FARANOIKE e Man City për MESSIN në vitin 2017

Isa.Autor

SKOCIA MERR LAJMIN E KEQ/ Rezulton pozitiv me COVID-19, mesfushori humb ndeshjen deçizive në “EURO 2020”

Delo.autor

NUMRA FENOMENALË/ Pas ndalesës prej COVID-19, Dybala i vërtetë është rikthyer

Delo.autor

Leave a Comment