Futboll La Liga Sport

BESOJENI/ MESSI bën formacionin te Barcelona, ja lojtarët që RREZIKOJNË

Jo më Malcom i panjohuri? Ku i dihet, sepse nuk është thënë ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë. Por është e vërtetë që braziliani kundër Inter-it ka vendosur të ardhmen e tij, pasi në pak minuta që iu dhanë ai e bindi Valverde-n. Vetëm një grusht me minuta në fushë dhe menjëherë gol, pikërisht kundër ekipit që e kërkoi më shumë këtë verë. I mjafton për të marrë një vend fizik, edhe pse jo në 11-she e titullarëve, pse të mos jetë të paktën në stol? Për momentin është po, duke parë që trajneri i Barça-s nuk ka mundësi të tjera zgjedhjeje duke parë që Dembele dhe Coutinho janë të dëmtuar, ndërkohë që presin rikthimin e Messi-t.

Po, Messi. Përplasja e bërrylave me “Pleshtin” ka bërë që të nisë një seri ndryshimesh duke e çuar Malcom-in si fillim në pankinë e më pas në fushë. Por edhe kur argjentinasi të jetë gati që të rikthehet në vendin e tij në skuadër, qartësisht që braziliani nuk mund të ankohet. Përkundrazi, ai duhet të falënderojë kolegun e tij. Edhe se pse, sipas asaj që referon “Mundo Deportivo”, fakti që ish-lojtari i Bordeaux u morr në konsideratë nga Valverde falë kapitenit të blaugranave. Gazeta spanjolle tregon se “Pleshti” i ka kërkuar trajnerit motivin për të cilin, në muajt e parë në “Camp Nou”… ka qenë një i panjohur.

“Mundo Deportivo” shpjegon se mungesa e brazilianit jo vetëm në 11-shen e titullarëve por edhe në listën e të thirrurve për një ndeshje ka lënë dyshime te shumë lojtarë. Dhe kjo ka ndikuar që kapiteni t’i kërkojë llogari trajnerit se mos kishte ndonjë problem me të riun, duke e lënë jashtë. Tekniku i është përgjigjur “jo” dhe në fund ai është parë në fushë kundër Inter-it. Pikërisht në atë ndeshje lojtari e shpagoi menjëherë besimin. Ndërkohë që Malcom festonte mes lotëve, skuadra e ka përqafuar. Messi në fushë nuk ishte, por ndoshta kishte një vështrim të kënaqshëm për shokun e tij të skuadrës. Duke parë që disa mendojnë se “Pleshti” bën formacionin, ndoshta bën zgjedhjet e duhura!

Related posts

SHERRI MES “PLESHTIT” DHE ABIDAL/ Pique: S’është momenti t’i nxjerrim të palarat

Delo.autor

Beloti ëndërron numrin shtatë, Milani gati për sforcon e fundit

Sadik.Autor

“PËRJASHTOJENI NGA FIFA”/ Blater del kundër Infantinos pas skandalit të fundit

Delo.autor

Leave a Comment