Futboll Shqipëri Sport

PARTIZANI NË KRYE/ GEGA: Ju tregoj ç’ka ndodhur me Mensah, ja e vërteta e merkatos

Skënder Gega ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së Partizanit kundër Laçit. Trajneri i të kuqve ka prekur një sërë çështjesh, nga kreu i tabelës e deri te dënimi i tifozëve.

Para medieve ai ka folur edhe për debatin me Mensah ku ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe sulmuesit afrikan.

– Profesor, më e vështirë është të kapësh kreun apo të ruash kreun?
Më e vështirë është vazhdimësia e rezultateve.

– Në këtë periudhë është përfolur për disa afrime në ekipin tuaj. Ka diccka konkrete?
I kam lexuar në gazeta, por nga unë s’ka dalë gjë. Do të mbetemi të hapur dhe do t’iu komunikojmë.

– Keni pasur një debat me Mensah, nëse mund ta quajmë të tillë?
Unë kam për detyrë t’i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë. Të gjithë kanë marrë minuta.

– Sa ndrysho kjo ndeshje e Laçit nga sfida e parë?
Jemi në fushën tonë dhe kemi tifozët që na duhen shumë. Dua të ndalem pak te dënimi i tifozëve kur personalisht mendoj se ishte diçka e tepruar.

– A duhet marrë si pikë referimi ndeshja me Skënderbeun për të ndrequr gabimet?
Ndeshja me Skënderbeun nuk duhet të merret si pikë referimi për dobësitë e Partizanit. Çdo ndeshje ka vështirësinë e vet.

– A do të ketë ndryshime në formacion?
Pavarësisht se lojtarët janë të lodhur, dua të them që ata kanë mbajtur peshën e të gjithë sezonit. Ndaj nuk besoj se do të ketë ndryshime edhe për Laçin.

Related posts

MILAN NUK E LLOGARIT MË IBRAHIMOVIÇ/ Suedezi drejt kupolës drejtuese, kuqezinjtë gjejnë “xhevahirin” e ri

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja ëndrra e madhe e Perez për stolin e Real Madrid

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester City merr një tjetër “thesar” nga Holanda

Isa.Autor

Leave a Comment