Futboll Seria A Sport

“Bobo” Vieri: Unë dhe ICARDI jemi ndryshe, sot të duhet një “Instagram” i mirë për të…

Mauro Ikardi e ka kaluar Kristian Vierin për golat e shënuar me fanellën e Interit, por “Bobo” është unik dhe i veçantë në llojin e tij. Disa ditë më parë e uroi sulmuesin e Interit (“Ikardi është një bomber i fortë dhe një nga më të mirët në qarkullim. Goli ndaj Milanit ishte spektakolar), ndërsa këtë herë thotë se nuk ka më lojtarë si ai në kampionatin italian.

“Unë dhe Ikardi jemi shumë të ndryshëm. Por, jo vetëm me atë, në fakt nuk gjej asnjë lojtar me karakteristikat e mia që përplaset me të gjithë dhe lufton me të gjithë. Unë dhe Inzagi ishim të sëmurë për të shënuar gola”, ka thënë Kristian Vieri në një deklaratë për “Radio Deejay”. Si gjithmonë me batuta, humor dhe deklarata të forta “Bobo”. Në të kundërt nuk do të ishte aq i veçantë.

vieri

Vieri ndan mendimin se sulmuesit e sotëm nuk punojnë aq fort, sa ai, teksa sipas tij, sot duhet vetëm një “Instagram i mirë për të qenë sulmues.

433060_TS_01-11-18_9548876624_

“Sot ju duhet vetëm një Instagram i mirë për të qenë sulmues. Nuk ke nevojë për të shënuar çdo të diel. Më parë, në qoftë se nuk arrije rezultatin e duhur, mbylleshe brenda në shtëpi, ktheheshe të nesërmen për të shqyrtuar gabimet që ke bërë dhe për t’i përmirësuar. Kjo nuk ndodh më. Ishim të sëmurë, të gjithë të brezit tim, sidomos sulmuesit. Ne ishim të sëmurë për gola”, u shpreh “Bobo”.

Related posts

Bale, i vetmi lojtar që nuk i tha lamtumirë Zidanit

Sadik.Autor

SITUATA ME COVID-19 TREMBI ITALIANIN/ Te Partizani janë të bindur: Sormani nuk ka më vend në klub

Delo.autor

NUK FIRMOS KONTRATËN E SHKON NË LUFTË/ Kapiteni i Armenisë armatoset në Nagorni-Karabakh

Delo.autor

Leave a Comment