Futboll Premier League Sport

KRITIKON VAN DE BEEK/ Van Basten: Gabim i madh, që shkoi te Manchester United

Muajt ​​e parë të Donny van de Beek te Manchester United nuk ishin veçanërisht të paharrueshëm. 59 minuta në Premier League, vetëm pak aktivizim në Champions. Ngushëllimin e ka gjetur vetëm në kupë. Hollandezi është një zgjedhje e dytë për Solkjaer, ndaj vendimi i tij për të zgjedhur Manchester United, sipas Marco Van Basten, ka qenë një gabim i madh. Ai e tha këtë për “Ziggo Sport”:

“Është keq kur një lojtar i tillë luan vetëm gjashtë ose shtatë herë në vit. Van de Beek mund të bëjë shumë para, por duhet ta kuptojë se të luajturit është më i rëndësishëm për të ardhmen e tij. Kontrata 5-vjeçare është e pamend. Nëse kjo është situata, ai nuk duhet të kishte zgjedhur Manchester United dhe të priste oferta të tjera nga klubet, ku do të kishte luajtur gjithmonë”.

Tani për tani, shenja e vetme e Van de Beek me “Djajtë ne Kuq” është një gol i shënuar në ndeshjen e parë me Crystal Palace. Sidoqoftë, një gol i padobishëm, duke pasur parasysh humbjen përfundimtare 1-3.

Related posts

“SA BUKUR TË SHIHJE 58 MIJË ANGLEZË TË IKNIN PARA MEDALJEVE”/ Bonucci: Hani më shumë pastashuta

Delo.autor

DETAJET E REJA/ Presidenti i Leisterit ishte në helikopter, vajza nuk ishte në…

Isa.Autor

Liverpool insiston për Thomas Strakoshën

Sadik.Autor

Leave a Comment