Futboll La Liga Sport

“BOMBA E DITËS”/ Ja 5 arsyet që RIKTHEJNË yllin madrilen tek REALI në merkaton e verës

E ardhmja e James Rodriguez është në ajër. Real Madrid e “dhuroi” atë te Bayern Munchen në vitin 2017 për dy vite, me të drejtë blerjeje. Kontrata me gjermanët përfundon verën e ardhshme dhe gjasat janë kjo klauzolë të mos zbatohet. Shanset që Rodriguez të rikthehet te Real, me të cilët 27-vjeçari ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2021, sa vijnë dhe po shtohen. Rikthimi i tij te “Los Blancos” mund të ndodhë për shumë arsye…

Zidane ishte arsyeja kryesore për largimin e Rodriguez. Edhe pse ky i fundit ishte në një formë të mirë, kolumbiani nuk fitoi besimin e trajnerit francez dhe verën e vitit 2017 kërkoi të largohej nga klubi. Në sezonin e tij të fundit me Zizou (2016-17), James nga 59 ndeshje të Real, u aktivizua në 33 prej tyre. Megjithatë, me ardhjen e Solarit, Real ka një trajner që pëlqen futbollin e 27-vjeçarit.

Kolumbiani realizoi ëndrrën e tij duke nënshkruan për Real Madrid në 2014, sot ai kërkon me çdo kusht që të rikthehet më Bernabeu. Në fakt, u përfol për një rikthim në verën e kaluar, kur “galaktikët” drejtoheshin nga Lopetegui, por operacioni nuk u realizua. 27-vjeçari ishte në planet e Bayernit.

Rodriguez ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 46 asistime në 111 ndeshje që luajti me Madridin. Me largimin e Cristiano Ronaldo, Real po vuan mungesën e golave. “Los Blancos” kanë vetëm 20 gola në Ligë, 14 më pak se Barcelona dhe 4 më pak se Sevilla. Kthimi i kolumbianit do të shërbente për të lehtësuar këtë mungesë.

Momenti i keq në të cilën ndodhen Isco, Asensio dhe Bale, mund të ndikojë që Florentino Pérez të fillojë të mendojë largimin e tyre. Ardhja e James në verën e ardhshme do të ishte një përforcim luksoz për ekipin, pa pasur nevojë për të shpenzuar shuma të mëdha parash.

James ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me Bernabéu. Kthimi i tij do të thotë rikthimin e një prej lojtarëve më të dashur nga Real Madridi në vitet e fundit. Përveç kësaj, do të bënte që Madrid të fitonte sërish në tregun e Amerikës së Jugut, ku humbi popullaritetin pas largimit të 27-vjeçarit të Bayern.

Related posts

E FUNDIT/ Ylli i Atletico Madrid dënohet nga bastet. Super skualifikim dhe gjobë

Delo.autor

AKUZA E RËNDË/ “NEYMARI është Kim Kardashiani i futbollit, larg nivelit të MESSIT”

Isa.Autor

KËRKON RINGRITJEN PAS BARAZIMIT ME ATALANTAN/ “Bomberi” Lukaku: Rruga është ende e gjatë, do të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment