Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇINARI I BËN GJËMËN PARTIZANIT/ CAS lë në fuqi dënimin e FIFA-s

Partizani merr goditjen e rëndë, pa nisur ende sezoni i ri futbollistik. Sikurse njofton sot “Panorama Sport”, të kuqtë nuk mund të bëjnë merakto kësaj vere dhe as në janar 2021. Pra, të dyja merkatot në funksion të sezonin që po troket janë të pezulluara për “demat”. Shkaku dihet tashmë, Eraldo Çinari. Blerja e futbollistit shkodran nga 16 herë kampionët e vendit ka rezultuar me probleme, ndaj ata janë gjobitur me 80 mijë euro dhe nuk mund të bëjnë blerje në dy sesionet e mërkatos radhazi. Po cila është historia e kësaj çështjeje, që ngërthen tri klube?

Dy vjet më parë, transferimi i Çinarit u kthye në një telenovelë. 23-vjeçari u transferua te spanjollët e Deportivo Alaves, një lëvizje e cila u shoqërua me akuza nga Vllaznia. Klubi kuqeblu, ku sulmuesi u formua dhe u afirmua, deklaroi se Alaves falsifikoi dokumentacionin dhe firmat, ndërsa gënjeu për pagesën e bërë gjasme në një numër llogarie në Itali, me të cilin klubi kuqeblu nuk kishte lidhje.

Në situatën e krijuar, Eraldo Çinari u huazua tek Istra në Kroaci, klub në të cilin presidenti i Alaves zotëronte aksionet. Edhe ai transferim u cilësua i parregullt dhe i realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Në situatën e krijuar, sulmuesi u tërhoq nga aventura e parë jashtë Shqipërisë dhe qëndroi në Kategorinë Superiore, duke firmosur me Partizanin. Por, Istra e kaloi çështjen në FIFA, komisionet juridike të së cilës i dhanë të drejtë pas dy vitesh.

Partizani u cilësua fajtor për shkelje të rregullave dhe nuk mund të bëjë merkato tani në verë dhe janarin e ardhshëm, plus gjobës së sipërcituar. E thënë ndryshe, me dy largime senatorësh si Trashi dhe Telushi, pa llogaritur ndonjë tjetër, skuadra e Ilir Dajës e ka thuajse të pamundur të luftojë për trofe, duke parë për5forcimet e rivalëve. Tashmë që edhe CAS i Lozanës e la në fuqi dënimin e FIFA-s, tronditja është fatale dhe finale për të kuqtë.

Related posts

Analiza e De Biazit: As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen

Sadik.Autor

“NJË MEDALJE ARI DHE DY ARGJENDI”! Peshëngritësi Çalja: Në dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në…

Delo.autor

Interi nuk dorëzohet, sulmi final për Modriç. Oferta rritet me 10 mln euro

Sadik.Autor

Leave a Comment