Futboll Kategoria Superiore Sport

BORXHI NDAJ LILAJT/ Ja plani i korçarëve

Skënderbeu gjen mënyrën për të zgjidhur ngërçin për sa i përket borxhit që i detyrohet lojtarit të Kombëtares që tashmë është pjesë e Gabalës në Azerbajxhan.

Vetëm një ditë më parë, mesfushori Sabjen Lilaj bëri një deklaratë të radhës në lidhje me mosdhënien e borxhit të caktuar që Skënderbeu ka karshi korçarit, dhe disa orë pas kësaj deklarate, bardhekuqtë gjetën mënyrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë këtë çështje. Burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se Skënderbeu në janar pret të arkëtojë shumën e shitjes së Kristal Abazajt nga Anderlehti në një vlerë prej 750000 eurosh.

Pjesë e së cilës është dhe Luftëtari që ka 20 për qind të kartonit të futbollistit në këtë transferim. Pikërisht, me këtë shumë korçarët kanë ndërmend që të mbyllin një herë e mirë të gjitha vonesat e pagave që i detyrohen mesfushorit të kombëtares.

Related posts

BILETAT JANË SHITUR TË GJITHA/ UFC merr vendimin surprizë para duelit mes McGregor dhe Cerrone

Delo.autor

ULTIMATUMI I FUNDIT/ Zhang presion Inzagh-it, Benfika “vija e kuqe”. Katër emra në tavolinë

F.autor

LACIO “PAZAR” NË MILANO/ Hedh vështrimin nga Loftus-Çik

F.autor

Leave a Comment