Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Fotbollisti “luajti” në ndeshjen Arsenal – Cardiff (FOTO)

Gjatë udhëtimit të Cardiff Cityt drejt Londrës për t’u përballur me Arsenalin në Emirates të martën mbrëma, u ndje edhe prezenca e Emiliano Salas pasi klubi vendas e paraqiti atë në programin e ndeshjes.

“Topçinjtë” e nderuan sulmuesin e zhdukur argjentinas duke e përfshirë në listën e skuadrës për këtë ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Sala – blerja më e shtrenjtë në histori të Cardiffit – u zhduk pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga nga Nantes drejt Anglisë u humbi nga radari mbi Kanalin Anglez dhe nuk u pa gjet më javë më parë.

“Ne do të duhej t’ju mirëprisnim juve në shtëpinë tonë, por po vazhdojmë të shpresojmë dhe të lutemi për më të dashurit tuaj”, kanë thënë “Topçinjtë”.

Emri i Sala u shfaq edhe në fund të listës së lojtarëve të ftuar të Cardiffit për ketë ndeshje, pranë një flamuri argjentinas dhe një luleje.

Kjo duhej të ishte ndeshja e parë e Sala për klubin e ri.

Related posts

“GRUPI MË I MIRË QË KEMI PATUR TE LECE”/ Ramadani: Jemi në rrugën e duhur

F.autor

LIVE/ Laçi-Teuta, Perlë e Xhixhës. Shpërfytyrohet ekipi i Shkëmbit

Delo.autor

Gjermania pa kapitenin: Nuk besoj se mund të shkoj në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment