Futboll Shqipëri Sport

BUZËQESH PARTIZANI/ Super Hebaj është Shpresa e Shqipërisë dhe makthi i Maltës

Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë nuk ka mundur dot të ruajë ritmin dhe supermacinë e vendosur vetëm tre ditë më parë ndaj Maltës, kur fitoi me rezultatin 2-0 me një lojë të bukur, por gjithsesi, edhe këtë të hënë ka mundur të hipotekojë fitoren e dytë radhazi përballë të njëjtit kundërshtar, ndonëse kësaj here me shumë vështirësi. Në “Loro Boriçi” në miqësoren e dytë të nëntorit, kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 3-2 përballë Maltës, të ndihmuar edhe një penalltie të akorduar nga arbitri shqiptar Eldorado Hamiti, në minutën e 75’, për prekje të topit me dorë në zone, por edhe falë magjisë së sulmuesit të Partizanit, Rubin Hebaj, që njëlloj sit re ditë më parë, edhe këtë të hënë ka tërhequr për dore Shpresat e Shqipërisë me dygolëshin e realizuar.

Ishin pikërisht kuqezinjtë ata që kaluan të parët në avantazh dhe shumë herët, kur kishin kaluar vetëm 11’ minuta nga fillimi i ndeshjes. Ishte Shefiti ai që kaloi në epërsi Shqipërinë kur pas një aksion perfekt nga goditja standarde ka dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi vetëm 25’ minuta ka zgjatur avantazhi i Shqipërisë që në të 37’ është ndëshkuar nga Brincat. Ky i fundit ka përfituar nga një mbrojtje e fjetur kuqezi, duke dërguar topin në rrjetë. Asgjë nuk ka ndryshuar për mirë edhe në pjesën e dytë, teksa ishin miqtë ata që vendosën ritmin e ndeshjes, për tu shpërblyer në të 65’, kur i njëjti autor, Brincat ka përmbysur gjithçka, duke i dhënë avantazhin Maltës, 1-2. Gafa e Kryeziut që nuk arrin të largojë topin e futur në zonë nga goditja e këndit, duke e dorëzuar atë në këmbët e Brincat, që gjuan fort dhe shënon.

Të gjendur në disavantazh, kuqezinjtë kanë reaguar dhe vetëm 10’ minuta më pas, në të 75’ kanë fituar një 11-metërsh shumë të kontestuar nga maltezët, për prekje të topit me dorë në zonë. Ishte Hebaj ai që ka ekzekutuar nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar topin në rrjetë, për të barazuar shifrat në 2-2. Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Hebaj ka realizuar një tjetër gol, kësaj here fantastik, pas një asisti po aq të shkëlqyer, duke depërtuar në zonë dhe kaluar portierin falë një topi të goditur në parabolë, për të përmbysur disavantazhin dhe vendosur rezultatin final në shifrat 3-2.

Related posts

SHIFRAT E CHAMPIONSIT DERI MË TANI/ Katër madhështorë, një “vrasës”, një rekord për historinë…

Delo.autor

(FOTO) Zyrtare/ Vllaznimi përforcohet me Besnik Krasniqin

Q.Autor

DUELI SPEKTAKOLAR/ WILDER paralajmëron FURYN: Jam një gladiator që NUK VDES, do të…

Isa.Autor

Leave a Comment