Futboll Shqipëri Sport

 CANA ka anembanë botës fansa, tifozi POLAK emocionon legjendën KUQEZI (FOTO)

Lorik Cana është një person i adhuruar jo vetëm në Shqipëri, por jashtë saj. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares sonë ka marrë një letër përshëndetëse nga një fans i tij nga Polonia. Djaloshi Tomasz ka dhënë një kontribut të vogël financiar për fondacionin “Lorik Cana 5”.

Letrën e vlerësimit të veçantë Cana e ka postuar në Instagram.

“I dashur, Lorik Cana

Do të doja të jepja përgëzimet e mia dhe urimet për suksesin e arritur në futboll. Jam fansi yt i madh prej shumë vitesh që kur luaje për Olimpique Marseille. Më tej kam ndjekur karrierën e mëtejshme ku ke bërë lojëra të mëdha me klubet dhe kombëtaren, ku i kam ndjekur me pasion dhe kënaqësi.

Kjo është arsyeja pse dua të të kërkoj miqësisht, të më dërgosh të lutem foton tënde me autografin. Kjo do të thotë shumë për mua. Të jam vërtet mirënjohës dhe falenderues. Është ëndrra ime.

Të falenderoj për mirësjelljen tënde dhe emocionet që ke dërguar në futboll. Në këtë letër dua të të jap një kontribur të vogël për fondacionin tënd “Lorik Cana 5″. Të lutem, pranoje.

Të uroj më të mirat në jetën tënde private dhe në futboll”

 

Postimi i Lorik Canës

Related posts

MERKATO E VEÇANTË/ Ish-futbollisti i Lazios afër transferimit tek skuadra ku aktivizohet… kunati

Delo.autor

“THE BEST”/ Van Dijk flet pasi dështoi të fitojë çmimin. Ja çfarë thotë për Messin…

Delo.autor

AKUZA DHE ZËNKA ME PEREZIN/ Zbërthehet Zidan: Ju tregoj pse ika nga Reali i Madridit

Delo.autor

Leave a Comment