Futboll Seria A Sport

I KANË NË GJAK TRAZIRAT/ Armatosi fëmijën me FLAKANDANË, në pranga MAMAJA E ÇMENDUR (VIDEO)

Autoritetet argjentinase kanë arrestuar gruan që shfaqet në një video teksa fsheh flakadanët nën bluzën e një vajze të mitur, për t’ju shmangur kontrolleve dhe për të depërtuar në “Monumental”, përpara sfidës mes River Plate dhe Boca Juniors, më pas të shtyrë për të dytën herë. Avokati i gruas e ka mbrojtur publikisht duke thënë se veprimet e saj nuk kanë vënë në rrezik jetën e vajzës.

Mamaja e “vajzës-flakadan” është identifikuar nëpërmjet orës së saj, të njohur në një foto të postuar në rrjetet sociale. Një detaj që çoi në kërkesën për mandatin e arrestimit, të autorizuar nga gjykata. Carlos Broitman, avokati i gruas, e mbrojti publikisht, sepse, sipas tij, vajza e mitur nuk ka vuajtur asnjë rrezik: “Më ka bërë përshtypje, si baba dhe si gjysh, por nuk ka vënë jetën e saj në rrezik”. Përveç arrestimit, shtëpia e gruas është kontrolluar në kërkim të materialeve të tjera piroteknike dhe prokuroria ka kërkuar kujdestarinë e fëmijës.

Related posts

ÇMENDURIA VJEN NGA KONGO/ Fitorja në frymën e fundit tërboi kundërshtarët, ekipi i njohur sulmohet me armë (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFOJNË KAMPIONËT E ANGLISË/ Skuadra e Guardiolës mposht me përmbysje Leicester

Delo.autor

Pogba “shfrynë mllefin” kundër kritikëve: Ky jam unë, s’kam pse…

Sadik.Autor

Leave a Comment