Futboll Seria A Sport

ÇFARË SKUADRE/ Harroni Juventusin, “BUNKERI” i Italisë është ekipi i BARIT

Skudra më e pamposhtur në Itali nuk është Juventus-i, por…ajo e De Laurentiis! Dhe jo, nuk është Napoli i Aurelio-s, por Bari i djalit të tij, Luigi-t. Skuadra nga Puglia, e cila pas viteve të vështira u ngjit në Serie D, e mbajti portën të paprekur edhe në ndeshjen në transfertë kundër Gala-s dhe vazhdon të konfirmohet mbrojtja më e mirë. Ndeshja e fituar 2-0 në Sicili, bënë që ata të kenë vetëm 4 gola të pësuar në 12 ndeshje të luajtura deri tani, gjysmën e golave të pësuar nga Juventusi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Sa i përket pikëve të marra, Allegri është në avantazh ndaj djemve të Cornacchini-t, duke parë që Bari ka barazuar dy herë kundrejt vetëm një barazimi të Juventus-it. Kjo nuk do të thotë se rruga e puljezëve nuk është mbresëlënëse, edhe për faktin se bunkeri bardhekuq e ka mbajtur tetë herë portën e paprekur, kundrejt gjashtë të Szczesny dhe Perin.

Nuk mbaron me kaq. Nëse Juventusi ka pësuar dy gola në një ndeshje, në atë kundër Chievo-s në ndeshjen e parë në kampionat, Bari ka bërë më mirë edhe te kjo pjesë. Tetë ndeshje me rrjeta të paprekura dhe katër ndeshje me nga një gol të pësuar.

Megjithatë, në kampionatet e mëdha, skuadra e Allegrit nuk i trembet krahasimeve. Kjo edhe për shkak të krizës së “big”-ve të Europës (mjafton të përmendim vetëm dy, Real dhe Bayern), si në Bundesliga ashtu edhe në La Liga nuk ka skuadra që kanë bërë më mirë se bardhezinjtë. Në Spanjë, mbrojtjet më të mira janë ato të Atletico Madrid dhe Valencia-s (9), ndërkohë që në Gjermani askush nuk është poshtë numrave dyshifrorë (Leipzig me 10).

Në Ligue 1, PSG ka 7 gola të pësuar në 14 ndeshje, por ndoshta është e favorizuar edhe nga niveli i konkurrencës jo shumë të lartë. Por bunkerët e Europë-s janë dy portierët brazilianë të Liverpool dhe Manchester City-t. Si Alisson edhe Edrerson kanë pësuar vetëm 5 gola. Më mirë se Juventusi, por jo më mirë se Bari!

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kukësi: Tension në Vlorë, gjyqtari ndëshkon 3 futbollistë (VIDEO)

Delo.autor

Presidenti Meta dorëzon flamurin shqiptar në dorën e kampionit Izmir Smajlaj

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E MBLEDHJES TEK JUVENTUS/ Skuadra votëbeson trajnerin Pirlo, pakt pas humbjes me Inter

Delo.autor

Leave a Comment