Futboll Seria A Sport

ÇFARË TERSI/ Zhgënjim tek MILANI: Ylli i Chelsea NUK do ndodhë në JANAR

Ditëve të fundit, Cesc Fabregas është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave që e lidhin atë me një transferim të mundshëm tek Milan. Mirëpo, mesfushori i Chelseas, në një prononcim për mediat ka mohuar të ketë pasur bisedime me kuqezinjtë, edhe pse nuk e ka përjashtuar si mundësi. 31-vjeçarit i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe deri më tani “Blutë e Londrës” nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës.

“Jo. Unë nuk ka folur me askënd. Natyrisht në janar unë mund të nënshkruaj një kontratë me këdo nga ekipet dhe kjo mund të zgjojë interesin e shumë prej tyre. Por ajo që mund të them deri më tani është se do të qëndroj këtu deri në fund të sezonit. Unë do të luajë në Premier League. Kam folur me trajnerin, ai ka qenë i drejtë me mua dhe duhet të jem gati”, u shpreh Fabregas.

Spanjolli ka luajtur vetëm nëntë ndeshje me Chelsean këtë sezon, por asnjë në Premier League, me Jorginho që ka ardhur dhe i ka zënë vendin pas një transferimi veror prej 57 milionë £. Sarri ka luajtur më herët me Jorginhon te Napoli dhe po përdor mesfushorin për të zbatuar stilin e tij të ri të lojës “Stamford Bridge”.

Related posts

MERR LAJMIN E KEQ/ Rio Ferdinand nuk përmbahet, gjykatësit nuk e falin

Delo.autor

PRITET AKORDI/ Martesa me “Zonjën e Vjetër” në horizont, ylli i Juventusit do të marrë 8 milionë euro në sezon

Delo.autor

FORMULA 1 NXJERR SEKRETET/ Pas miratimit të rregullave të reja, ja si do të jenë makinat e vitit 2021 (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment