Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Pushimet u bëjnë mirë, pilotët e Ferrarit “skuqin” startin në Belgjikë

Pas një gjysmë sezoni tërësisht zhgënjyes, pushimet verore duket se u kanë bërë mirë dy pilotëve të Ferrarit, që janë rikthyer bindshëm dhe kanë arritur të “skuqin” startin në Çmimin e madh të Belgjikës.

Ishte piloti francez Charles Leclerc që vendosi kohën më të shpejtë në Spa, një pistë në të cilën Ferrari nuk nisej i pari që prej vitit 2007 me Kimi Raikkonen, ndërsa i dyti do të niset piloti tjetër i “kokëkuqes”, Sebastian Vettel.

Pilotët e Mercedes do të duhet të kënaqen vetëm me radhën e dytë, me kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton që regjistroi kohën e tretë më të shpejtë dhe pilotin finlandez Valteri Bottas, që u rendit i katërti.

Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës do të zhvillohet nesër dhe pas një dominimi total në provat e lira dhe ato zyrtare, te Ferrari janë optimistë që më në fund ka ardhur momenti të hapin shampanjën e fitores së parë sezonale.

Related posts

E KONFIRMON MINISTRI I SHËNDETËSISË/ Merret vendimi për ndeshjen mes Juventus dhe Napolit

Delo.autor

KA KLAS DHE FINESË/ Njihuni me pasardhësin e Xavit tek Barcelona (VIDEO)

Isa.Autor

FLET ARMAN DUKA/ Ja kur do ta zyrtarizojmë trajnerin e ri të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment