Futboll La Liga Sport

CHELSEA E LARGOI SI “TË TEPËRT”/ PLAKUSHI SERB pranë transferimit te BARÇA

Barcelona po kërkon të përforcohet në merkaton e janarit dhe në planet e skuadrës “blaugrana” është mbrojtësi 34-vjeçar Branislav Ivanovic, ish-kapiteni i kombëtares serbe. Lojtari që deri një vit e gjysmë më parë ka luajtur me Chelsea në Premier League, prej më shumë se një sezoni është transferuar në Rusi, ku luan me ekipin e Zenit Shën Petërburg. Një mbrojtës me përvojë që pritet të transferohet në La Liga që në janar, duke qenë si garanci në këtë repart për shkak të problemeve që ka mbrojtësi francez i qendrës Samuel Umtiti.

Umtiti është ende në periudhë riaftësimi dhe te Barcelona nuk janë të sigurtë nëse ai do të jetë gati pas dhjetorit, ndaj një veteran si Ivanovic, edhe në arenën ndërkombëtare, do të ishte një përforim i rëndësishëm. Në Premier League, me fanellën e Chelsea, Ivanovic fitoi 3 tituj kampionë, Champions League dhe Europa League si dhe 3 herë trofeun e FA Cup. Pritet që Barcelona t’i ofrojë serbit një kontratë 6-mujore, deri në fund të sezonit, me shpresën që të nënshkruajë me Matthijs De Lingt (19 vjeç) verën e ardhshme.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nëse largohet “Demi” Lautaro nga Inter, ja zëvendësuesi i yllit argjentinas…

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER/ Messi dhe Dembele marrin pjesë në stërvitje, ja vendimi i Valverdes

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ylli i golfit nuk e besoi: Njerëzit po më thonin bëje për Mamban, më pas kuptova që… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment