Futboll Sport

Danimarka 18 ndeshje pa humbur, trajneri Dalic ka recetën për t’i mundur

Kroacia ka qenë deri më tani skuadra surprizë e këtij Botërori, pasi ka befasuar të gjithë me rezultatet e saj. Por kjo gjë pritej, duke parë yjet që ka në përbërje ky ekip, që ka treguar se këtë herë mund të bëjë surprizën në Botërorin “Rusi 2018”. Por trajneri Zlatko Dalic kërkon të mbajë skuadrën me këmbë në tokë, duke kërkuar përqendrim maksimal në përballjen e sotme ndaj Danimarkes. “Nuk ka për të qenë aspak e lehtë edhe pse unë jam optimist dhe kam besimin e të gjithë skuadrës”, tha trajneri kroat.

Nuk na shqetëson presioni që ndjejmë nga jashtë, si favoritë. Presioni i vetëm që ndjejmë është ai që kemi nga brenda vetes. Kemi ardhur në Rusi për të bërë diçka të mirë. Është e këndshme kur sheh se njerëzit të vlerësojnë. Luajtëm mirë në fazën e grupeve, por tani situata është ndryshe, pasi luhet me një ndeshje të vetme, që na kualifikon ose në kthen në shtëpi. Kemi respekt për rivalët, fakti që nuk humbasin prej 18 ndeshjesh është shumë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm, për të realizuar në rastet që do të krijojmë”, tha Dalic.

Related posts

BARCELONA INSTITON PËR MBROJTËSIN E MANÇESTER SITIT/ Por çuditërisht oferta e fundit është më e ulët se e para

Delo.autor

BAYERN MER LAJME TË MIRA/ Rikthehet ylli i ekipit pas më shumë se 1 muaji mungesë

Delo.autor

CHELSEA KALON NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Kante (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment