Boks Sport

ÇMENDURIA E RADHËS/ Kinezi ofron 5 milionë dollarë McGregor, vetëm për të…

Duelet mes sportistëve të sporteve të ndryshme luftarake po bëhen të shpeshta kohët e fundit dhe pas konfirmimit të sfidës mes boksierit Floyd Mayweather dhe një sportisti të kickboxing nga Japonia, një tjetër përballje “miks” është në horizont. Sipas John Kavanagh, trajnerit të Conor McGregor, një sportist kinez i disiplinës së kickboxing, ka bërë një ofertë zyrtare për të dueluar ndaj Conor McGregor. Madje duke ofruar 5 milionë dollarë.

“Kemi marrë një mesazh nga një person disa ditë më parë, një sportisti kinez i kickboxing, që dëshiron të zhvillojë një duel me 3 raunde ndaj Conor McGregor për 5 milionë dollarë. Dhe është gati të depozitojë një pjesë të shumës si garanci”, tha Kavanagh, pa bërë të ditur emrin e sportistit.

Më tej, trajneri i kampionit irlandez tha: “Nuk është shaka, pasi unë kam marrë miliona mesazhe të tilla, të cilave shpesh nuk u jap rëndësi. Por ky sportist ka arritur të kontaktojë direkt dhe bëhet fjalë për një ofertë zyrtare. Por unë e njoh Conor dhe nuk besoj se do ta pranojë ofertën”, tha më tej Kavanagh.

Conor McGregor për momentin është i pezulluar nga aktiviteti nga Komisioni i Sportit në Nevada dhe është në pritje të një vendimi që do të marrë ai në lidhje me incidentin e krijuar pas eventit UFC-229. Por edhe nëse Conor merr lejen nga Komisioni apo UFC-ja, vështirë se irlandezi do të pranojë të duelojë për një shumë të tillë, pasi ai pretendon shifra me 8 zero.

Related posts

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Efekti domino që po mban peng transferimin e Higuain tek Chelsea (FOTO)

Delo.autor

NJË RIKTHIM DHE SHUMË TALENTE/ Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, ja yjet që mungojnë…

Delo.autor

Leave a Comment