Futboll Sport

”CRISTIANO RONALDO APO RONALDO FENOMENI” / Flet Figo lojtari që ka lojtur me të dy legjendat

Ish-lojtari i Inter dhe mesfushori i Portugalisë Luis Figo ka krahasuar Cristiano Ronaldo-n e Juventus dhe sulmuesin brazilian Ronaldo.

45-vjeçari ka luajtur me të dy lojtarët, te Portugalia dhe Real Madrid, kështu që ai është njeriu i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

“Varet, CR7 shënon më shumë me kokë, por të dy janë mbresëlënës,” shprehet Figo pë DAZN.

“Cristiano ka jetëgjatësinë në futboll, por mund të them se Ronaldo ishte numri një përpara portës, por të dy janë lojtarë që garantojnë gola.

“Gjëja më e rëndësishme është t’i vendosësh në pozicion shënimi, pastaj merren vetë ata…”

Related posts

Jorge Valdano: Lewandowski nuk do të shkojë kurrë te Real Madrid

Sadik.Autor

Cancelo drejt Premier League për 40 milion euro

Sadik.Autor

DRAMË NË BALLSH/ Bylisi ndal “Verilindorët” në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment