Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK INTERI/ Zbulohet biseda sekrete Marotta-Spalletti, ja për kë flitej…

U fol shumë pas mesazheve të koduara të dërguara nga ana e trajnerit në adresë të drejtuesve zikaltër dhe sot më në fund u realizua takimi mes Luciano Spalletti dhe Beppe Marotta në Pinetina.

Mbërrijnë përditësime të tjera nga ana e “Sky Sport”, në lidhje me atë që kanë diskutuar të dy palët në prezencë të drejtorit të përgjithshëm Gardini dhe drejtorit sportiv Ausilio.

Asnjëri nga të dy nuk i ka qëndruar frazave të deklaruara pas ndeshjes ndaj Parmës, por pati një sqarim në lidhje me atë që duhet bërë në mënyrë urgjente.

U fol edhe për situatën që lidhet me rinovimin e Icardit, që duhet zgjidhur me shpresën që sulmuesi dhe kapiteni i Inter të rikthehet te goli që në Europa League.

Zikaltërit duhet të paraqiten mirë në Europa League. Rezultatet do të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollistëve dhe të trajnerit. Në prag të ndeshjes së radhës, trajneri i Inter rekuperon Borja Valero, ndërsa për Keita duhet pritur deri të mërkurën.

Related posts

FIFA vendos në verë/ Ja kujt shteti i kalon Botërori 2022 nëse i hiqet Katarit

Q.Autor

Ylli i Kombëtares shqiptare, dëmtohet gjatë ndeshjes ndaj Lokomotiv Zagrebit

Sadik.Autor

Shifra të frikshme, Ronaldo shkatërrues ndaj Malaga-s

Sadik.Autor

Leave a Comment