Futboll Shqipëri Sport

Daja: Luftëtari meritoi gjithçka pasi luajti më mirë, ne nuk meritonim më shumë se kjo pikë

Pas barazimit të marrë në ndeshjen e sotme përballë Luftëtarit, Ilir Daja ka folur përpara kamerës së “Supersport”. Trajneri i Flamurtarit duket se nuk është i kënaqur me këtë pikë të marrë, pasi mban ekipin larg objektivave të vendosura në fillim sezoni

Ai është shprehur: “Ajo që më shqetësoi ishte loja sepse nuk kishim manovrën e duhur për të shkuar tek goli, por edhe lodhja ishte një faktor. Sulmuesit që mungonin ndikuan. Kemi shumë probleme brenda në Vlorë, duhet të përmirësohemi. Përgjegjësitë i mbajë vet sepse ai duhet t’i mbajë.

Nuk kemi vazhdimësi në cilësinë e lojës, Luftëtari meritoi gjithçka pasi luajti më mirë, ne nuk meritonim më shumë se kjo pikë. Unë do të thoja që duhet të ndryshojmë tek 1/3 e ndërtimit duhet të jemi më të thjeshtë dhe më të shpejtë, pa u vonuar dhe pa u mërzitur. Bushiçin duhet ta fusim në lojën në ajër. Më shqetëson fakti që ekipi ka shkëputje.

Me Skënderbeun është një ndeshje shumë e vështirë, por do gjejmë forcën për të qenë të motivuar. Ata kanë dhe pika të dobëta, ku ne do të përqëndrohemi të fitojmë. Nuk jam bërë pishman që jam larguar nga Skënderbeu sepse nuk kisha më motiv për të qëndruar aty, nuk e kthejë kokën mbrapa sepse jam duke bërë një sfidë me Flamurtarin.

Treshja e parë Bushiç- Torasa dhe Musta duhet të ishin më shumë agresiv, ky ishte një defekt që na la pa gol. Rasti i penalltisë? Nuk e diskutojë fare, Daja nuk merret fare meë arbitrat, le ta diskutojmë herë tjetër.

Related posts

TIRANA-SKËNDERBEU/ Shehi me ndryshime, Memelli rotacion. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

ËSHTË TËRHEQUR PREJ 16 VITESH NGA BASKETBOLLI/ Legjenda Michael Jordan vazhdon të mbetet “Mbreti” i NBA-së

Delo.autor

TOLERIM APO GJEST AMATORESK/ Gabimi trashanik prodhon AUTOGOLIN më qesharak (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment