Futboll Sport

ZYRTARE/ Juventus zgjat bashkëpunimin, mbrojtësi rinovon kontratën

Gleison Bremer ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventusin. Nëpërmjet kanaleve zyrtare, klubi i Juventusit njoftoi se qendërmbrojtësi brazilian ka nënshkruar një marrëveshje të re të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

“Gleison Bremer rinovon me Juventusin deri në vitin 2028. Ai është kthyer në një shtyllë të skuadrës, vazhdimisht ndër më të mirët në fushë dhe jep një siguri absolute, duke fituar dashurinë e tifozëve dhe besimin e të gjithëve” – Shkruan klubi.

Bremer është një pjesë e rëndësishme e skemave të skuadrës nga Torino. Trajneri Allegri e ka pjesë të planeve për të ardhmen, pasi ka besim të plotë te aftësitë e tij.

Related posts

Skedina sot, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’ (FOTO)

Q.Autor

Portugalia shpallet kampione e Europës edhe me të rinjtë, mposht në finale Italinë (VIDEO)

Sadik.Autor

NDIZET MERKATO/ Interi tenton “parakalimin” ndaj Juventusit për Bremerin, zbulohet oferta e fundit e zikaltërve

F.autor

Leave a Comment