Futboll Seria A Sport

DASHURIA PËR FUTBOLLIN/ Ëndrra e djalit të Maradonës: Të shoh babain trajner të…

Djali i legjendës Maradona ka shprehur dëshirën e tij për ta parë atë një ditë në bankinën e stadiumit San Paolo, por ka theksuar se me këtë deklaratë nuk do të fyejë Ancelottin:

“Kam një ëndërr të shoh babain tim si trajner të Napolit, nuk e di nëse do të realizohet ndonjëherë por e kam ëndërr ta shoh në bankinën e stadiumit San Paolo”.

Diego Armando Maradona Jr ka folur për Rai Radio 1 Sport rreth ëndrrës së tij në sirtar, por është treguar i kujdesshëm që të mos krijojë keqkuptime:

“Sigurisht nuk dua të fyej trajnerin, pasi ai ka fituar shumë dhe meriton shumë respekt. Në fakt, shpresoj që Napoli të fitojë një titull me të në stol”-ka thënë djali Maradonës duke ju referuar trajnerit aktual të Napolit, Carlo Ancelottit.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Prej tre ditësh me temperaturë, Skënder Gega rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

CHELSEA-BRIGHTON/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Loftus-Cheek

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Cilësohen si të pashitshëm, Skënderbeu gati rinovimin për dy titullarët

Delo.autor

Leave a Comment