Basketball Sport

CSKA MOSKË KRYESON EUROLEAGUE/ Fitojnë edhe Barcelona e Fenerbahce

 CSKA Moskë ka marrë kryesimin e Euoleague në basketboll për meshkuj pas fitores 69-65 arritur në Moskë ndaj ekipi të Olympiacos, duke korrur fitoren e pestë në po kaq takime të luajtura. Një takim që nisi më mirë për grekët, por perioda e tretë vulosi fitoren e moskovitëve, që përmbysën disavantazhin falë 20 pikëve të Rodriguez, më i miri në fushë.

Fiton edhe skuadra e Fenerbahce, që mundi 88-84 Bayern Mynih, duke regjistruar suksesin e tretë. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku diferencën e bëri italiani Datome, autor i 19 pikëve. Skuadra spanjolle e Baskonia Gasteiz mundi me lehtësi 82-56 Darussafaka Stamboll, falë një loje të mirë kolektive të vendasve, ku 11 lojtarë ralizuan në koshin e rivalëvë turq.

Një moment të mirë po kalon në Euroleague skuadra e Barcelonës, që korri fitoren e tretë radhazi. Spanjollët mundën 74-58 Maccabin, ndeshje ku u dallua Claver me 14 pikë e 7 rebaund, mbështetur edhe nga Kuric me 13 e Tomic me 12 pikë.

Euroleague – Java e 5-të

1 nëntor, CSKA Moskë – Olympiacos, 69-65

1 nëntor, Victoria Gasteiz – Darussafaka Stamboll, 82-56

1 nëntor, Fenerbahce – Bayern Mynih, 88-84

1 nëntor, Barcelona – Maccabi Tel Aviv, 74-58

2 nëntor, Khimki Moskë – Gran Canaria, ora 18:00

2 nëntor, Buducnost – Panathinaikos, ora 19:00

2 nëntor, Zalgiris Kaunas – Real Madrid, ora 19:00

2 nëntor, Armani Milano – Anadolu Efes, ora 20:45

Renditja e Euroleague

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË PORTUGEZIT/ Tre klubet e mëdha europianë interesohen për Mourinhon

Isa.Autor

TREGON PRAPËSITË E ISH-FUTBOLLISTIT TË TRIPLETËS/ Fizioterapisti i Inter-it: Shkonte për darkë fshehurazi

Delo.autor

“JEMI NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME”/ Trajneri i Bjellorusisë për sfidën ndaj Kombëtares: E dimë si do luajnë

Delo.autor

Leave a Comment