Champions League Futboll Sport

“Deja vu” Napoli-PSG/ Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

1-1 dy javë më parë, 1-1 edhe mbrëmjen e sotme. Nuk ka patur fitues mes Napoli-t dhe Paris Saint-Germain në përballjen e dyfishtë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Grupin C të Champions League. Një grup që kryesohet nga italianët me 6 pikë. Pas tyre vjen Liverpool, po 6 pikë, por një diferencë më të keqe golash se italianët. Në vendin e tretë është PSG me 5 pikë dhe në fund, Crven Zvezda me 4 pikë pas fitores befasuese 2-0 të marrë në shtëpi ndaj Liverpool.

Ndeshja e luajtur në “San Paolo”, ashtu si ajo e luajtur në “Parkun e Princave”, ka qenë e luftuar. Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në fundin e pjesës së parë dhe është realizuar nga ish-lojtari i Bayern Munich, Bernat, i cili ka marrë një pasim të bukur nga Mbappe dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje nga brenda zonës.

Napoli ka qenë më këmbëngulës në pjesën e dytë, me tentativat e lojtarëve të Ancelotti-t që janë ndalur nga një Buffon në formë shumë të mirë. Ish-numri një i Juventus ka qenë protagonist edhe në minutën e 62-të, por këtë herë duke shkaktuar një penallti, që është transformuar në gol nga Insigne. Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Mbappe ka shpërdoruar një rast të pastër për t’i dhuruar fitoren dhe vendin e parë në renditje PSG-së, me gjuajtjen e tij brenda zonës së rreptësisë që ka përfunduar pak centimetra larg shtyllës së majtë. Barazimi 1-1 ka rezistuar deri në fund, teksa gjithçka mbetet hapur në Grupin C. 28 nëntorin e ardhshëm, Napoli do të presë në shtëpi Crvena Zvezda-n, ndërsa Liverpool do të luajë në fushën e PSG-së.

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Grupit A. Spanjollët, pas humbjes 4-0 të pësuar para dy javësh në Gjermani, kanë fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0. Saul ka hapur ndeshjen në minutën e 30-të, ndërsa Griezmann e ka mbyllur atë në të 80-ën. Ka qenë një gol i veçantë kyr për francezin, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e “Colchoneros” me 20 gola në Champions League.

Ky rezultat ka vulosur eliminimin e Monaco nga Champions League. Francezët, në fakt, janë në vendin e fundit të grupit me një pikë. Dortmund dhe Atletico, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, kanë nga 9 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Club Brugge që ka fituar 4-0 pasditen e sotme në fushën e Monaco. Belgët do të luajnë në fushën e Dortmund 28 tetorin e ardhshëm, ndërsa Atletico do të presë Monaco në Madrid.

Related posts

NAPOLI i prishi transferimin tek CHELSEA, ja ç’mendon HYSAJ për trajnerin ANCELOTTI

Isa.Autor

POSTON POZA KUR GJENDET NË MOMENTE JO TË MIRA/ Strakosha tregon sekretin: Futbollist prej vëllait, jo prej…

Delo.autor

ARSENAL-TOTTENHAM/ Pas një asist nga Tierney, Odegaard rihap sfidën ndaj “Spursave” (VIDEO0

Delo.autor

Leave a Comment