Champions League Futboll Sport

ÇFARË SPEKTAKLI/ Icardi shpëton Interin në fund, dopieta e Kane mban gjallë Tottenham

Inter dhe Barcelona kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e katërt të Champions League. Ishte Malcom ai që shënoi i pari, por Icardi ka qenë edhe njëherë shpëtimtari i Zikaltërve në barazimin 1-1 në San Siro. Barça ruan kreun e renditjes me 10 pikë, ndërsa Inter në vend të dytë me 7 pikë, tre më shumë se Tottenham.

Ndeshja nisi me një ritëm tepër të lartë. Skuadrat bëjnë presin kur nuk kanë topin dhe mundohen të sulmojnë me shumë forca me topin në zotërim. Barça është më e qartë me topin në këmbë dhe arrin të krijojë disa mundësi të mira shënimi me Suarez apo Coutinho. Inter mbrohet mirë por bën shumë gabime në ndërtimin e aksioneve, ndërkohë që Nainggolan nuk është në ditën e tij më të mirë teksa ka momente që duket sikur nuk është pjesë e lojës.

Barcelona mund të kishte kaluar në avantazh në disa mundësi, por Inter është me fat dhe futet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pandryshuar. Situata në pjesën e dytë nuk ndryshon shumë. Rastet e pastra për gol mbeten të katalanasve por Suarez, Rakitic apo Dembele vazhdojnë të shpërdorojnë ndërkohë që Inter mundohet të bëjë diçka me kundërsulme dhe krose nga fundorja. Por mbrojtja e miqve nuk gabon dhe ruan qetësinë.

Ai që ndryshoi lojën ishte sulmuesi Malcom. Braziliani ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 83’, vetëm dy minuta pasi ishte futur në fushë. Por avantazhi i miqve nuk ka zgjatur shumë pasi Mauro Icardi ka barazuar rezultatin vetëm pesë minuta më pas me një gol tipik për sulmuesit argjentinas.

Tottenham ka përmbysur gjithçka në fund të takimit ndaj PSV duke fituar me rezultatin 2-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët me anë të De Jong që në minutën e dytë. Por golat e Harry Kane në minutën e 78’ dhe 89’ i kanë dhënë tre pikët e para Spurs-ave në Champions League.

Ndërkohë Schalke 04 ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Galatasaray. Gjermanët kanë mposhtur ekipin turk me rezultatin 2-0 në Veltins Arena duke ruajtur vendin e dytë. Edhe Porto ka bërë detyrën ndaj Lokomotiv Moscow, duke e mposhtur 4-1 dhe vazhdon të ruajë kreun e gripit D.

 

Related posts

Luis Enrique, një hap larg caktimit si trajner i ri i Chelseas

Q.Autor

HYSAJ DREJT SPANJËS/ Atletico Madrid rrit ofertën për napoletanët, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas një asist “MAGJIK” nga Gueye, ylli Mbappe nuk fal me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment