Futboll Shqipëri Sport

DERBI ME PARTIZANIN/ Alban Tafaj: Ka ardhur momenti i Tiranës, ja ku çalon klubi

Përpara sfidës së sotme, derbit të kryeqytetit, ka folur për edhe Alban Tafaj. Ish-futbollisti i të dyja ekipeve, Alban Tafaj, ka komentuar situatën te Tirana.

Çfarë ka ndryshuar në dekadën e fundit?

Bilanci nuk ka qenë pozitiv për Tiranën, por spektakli nuk ka munguar. Në vitet e fundit ka dominuar Partizani, por ka ardhur momenti i Tiranës, edhe pse nuk ndodhet në pozicion të mirë. Loja ka ardhur. I uroj fat shokut tim të skuadrës Ardian Memës. Është një ndeshje nga më të bukurat e kampionatit tonë.

Sot 20 pikë diferencë…

Besoj se përveçse atë sezon që zbriti Tirana, them se kjo është diferenca më e madhe. Megjithatë diferencat në lojë është pak me favorizuar Partizani. Është e rëndësishme te Tirana të rikthehet te rezultati.

Pas largimit tuaj nga Tirana çfarë është bërë më mirë?

Të rrinim në ato nivele që ishim. Tirana është klub dhe funksionon. Insistoj se klubi çalon nga menaxhimi.

Related posts

MPOSHTEN NGA ROMA/ Funten në krizë rezultatesh, “Kuqezinjve” nuk iu bën punë as…Pioli

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i MILANIT

Isa.Autor

U godit nga rrufeja, vdes sulmuesi afrikan

Sadik.Autor

Leave a Comment