Futboll Seria A Sport

DERBI NË MERKATO/ INTERI favorit për të nënshkruar me objektivin e MILANIT (DETAJET)

Një nga lojtarët më të talentuar në edicionin e sivjetshëm të Serie A është pa dyshim ylli argjentinas i Udinezes, Rodrigo De Paul, i cili ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje.

De Paul u grumbullua edhe në kombëtaren argjentinase nga trajneri Lionel Skaloni. Sipas “Tuttosport”, në garë për shërbimet e De Paul janë dy skuadra e Milanos, kuqezinjtë e Milanit dhe zikaltërit e Interit.

Mesfushori i Udinezes ka rinovuar kontratën e tij deri në qershor të 2023, por duket se Interi është skuadra favorite për shërbimet e tij.

24-vjeçari mund t’iu kushtojë zikaltërve mbi 25 milionë euro, por me Udinezen që po shqyrton çdo ofertë të mundshme, një largim i De Paul duket i paevitueshëm.

Related posts

FUNDI I DURIMIT PËR BARCELONËN/ Vjen supergjoba për yllin e klubit…

Isa.Autor

FIFA MBAN PENG LOJTARIN SHQIPËTAR/ Shpresat me mungesë të rëndësishme kundër Estonisë

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Arsenal “peshkon” në Portugali, gati marrëveshja me talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment