Futboll Sport

DHUNA NË SUPERCLASICO/ Maradona: Jepjani fitoren në tavolinë Boca Juniors

“Superclasico” e Argjentinës është shtyrë sërish. Kjo ndodh për herë të dytë në radhë, pas ngjarjeve të dhunshme të së shtunës pasdite. Legjenda e futbollit, Diego Maradona, ish-lojtar dhe tifoz i “Xeneizes”, me të cilët ishte në gjendje të luante në dy momente të karrierës së tij; në sezonin 1981-1982, para se të lëvizte te Barcelona, dhe në sezonin 1995-1997, kur e përfundoi karrierën e tij, dha mendimin e tij për situatën e krijuar.

“Unë shpresoj që Conmebol të veprojë në mënyrë më serioze dhe ta deklarojë kampionin e Libertadores, Boca, duke i dhënë fitoren në tavolinë. Përtej dashurisë që kam për klubin, ekziston një rregullore, që duhet të zbatohet. Ndëshkimet janë të qarta, si në vitin 2015, kur janë hequr disa pikë. Më pëlqen të fitoj në fushë, por kur rregullat nuk respektohen, duhet të ketë një ndëshkim”.

Do të jetë fusha, ajo që do të përcaktojë fituesit, nëse nuk ka më çrregullime të mëtejshme, që do të vinin në zbatim skenarin e dëshiruar nga Maradona. Që nënkupton ndëshkimin e fajtorëve dhe dhënien e fitores në tavolinë për skuadrën tjetër.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madid ofron 100 milionë stërlina për idhullin e Pep Guardiolës

Isa.Autor

Kazakistani U-19, i kthen reston Shqipërisë, e mposht në miqësoren e dytë

Sadik.Autor

Tottenham- Newcastle, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment