Futboll Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ ITALISË/ Luis Enrique nuk humbet kohë, fillon të analizojë me detaje “Azzurrët”

Po shtohen më shumë emocionet për gjysmëfinalen e parë të “Euro 2020” mes Spanjës dhe Italisë, e cila është e programuar për ditën e martë në Londër.

Trajneri i iberikëve nuk dëshiron të humbasë kohë dhe po përgatit me detaje këtë duel. Ditën e djeshme ai ka përfituar nga fakti që e gjithë skuadra ka qenë pushim dhe ka drekuar në një restorant, për të analizuar Italinë. Ai kërkon të gjejë pikat e dobëta të formacionit të Roberto Mançinit, edhe pse ky është një mision shumë i vështirë. Ka qenë vetë Enrike, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se po vëzhgon “Axurrët”.

“Duhet të përgatitemi për më të mirën”, shkroi ish-trajneri i Barcelonës, teksa zbulon që po sheh videot dhe ndeshjet e Italisë. Për duelin e nesërm ai nuk do të ketë dot në dispozicion Pablo Sarabian dhe me shumë mundësi do ta zëvendësojë me Dani Olmon. Në mbrojtje Laport është rikuperuar plotësisht dhe pritet të luajë.

BASHKON SPANJËN- Ka ndodhur e pabesueshmja në pak kohë. Në fillimin e Kampionatit Europian dhe me mungesën e rezultateve, mediat dhe opinionistët e konsideruan Enriken si një trajner që i përçau të gjithë, por tani ka ndodhur krejt e kundërta.

Sigurisht që rezultatet janë ato që ndryshojnë mendimin e fansave, të cilët tani besojnë se “Luço” është i duhuri për të rikthyer titullin kampion në Madrid. Të gjithë e kanë vlerësuar për vendimet e forta që ka marrë dhe që e ka krijuar skuadrën si një grup të fortë.

Ka edhe nga ata që vazhdojnë ende të mos i besojnë vendimit për të lënë jashtë formacionit Tiago Alkantarën apo Markos Jorenten, por në fakt rezultati fitues është i vështirë për t’u ndryshuar. Loja e “Furisë së Kuqe” ka qenë bindëse në disa momente të caktuara dhe dominuese.

Ka munguar vetëm goli, diçka për të cilën po punohet me intensitet për ta shndërruar Spanjën në një formacion të frikshëm. Prova e së vërtetës është kundër Italisë, e cila konsiderohet si ekipi më në formë i momentit.

Related posts

Roma-Liverpool, verdhekuqtë besojnë në mrekullinë e dytë në “Olimpico”

Sadik.Autor

NUK LUAN PREJ MUAJSH/ Trajneri Tuchel flet për Manuel Neuer: Ja situata e portierit të Bayern-it

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Sadik.Autor

Leave a Comment