Futboll Sport

DHUNË NË FUTBOLLIN GREK, Olympiakosi akuzon policinë për reagimin

Përplasjet e dhunshme mes tifozëve të Olympiakosit dhe policisë greke çuan në ndërprerjen për 20 minuta të ndeshjes kualifikuese të fazës së grupeve të Kupës së Greqisë, ndaj ekipit të kategorisë së dytë Panachaiki, këtë të enjte.

Në momentin kur një përplasje nisi mes dy tifozëve në fillim të pjesës së dytë, policia u vu në lëvizje për të qetësuar situatën, por kjo gjë vetëm sa i përshkallëzoi luftimet.

Olympiakosi kritikoi përdorimin e gazit lotsjellës nga policia për t’i dhënë fund telasheve, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes, – e cila në fund u fitua 2-0 nga ekipi i Pireut, – derisa përbërësit kimikë të shpërbëheshin në ajër.

“Policia lëvizi në mënyrë të papritur drejt seksionit të tifozëve dhe hodhi gaz lotsjellës, por atje ishin rreth 2.000 tifozë, përfshi fëmijë me prindërit e tyre, çuditërisht sepse u zunë vetëm dy vetë”, deklaroi drejtori i Komunikimit të Olympiakosit, Konstantinos Karapapas.

Mediet raportuan se një fans u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa ende nuk është arrestuar askush. Olympiakosi mund të rrezikojë heqjen e 3 pikëve në kampionatin grek, e mund të detyrohet të luajë 4 ndeshje brenda fushe pa tifozë, pas këtij incidenti.

Related posts

“ÇELËSI I SUKSESIT ËSHTË ATMOSFERA NË EKIP”/ Mesfushori Batha: Të gjithë prisnin sakatimin tonë…

Delo.autor

BEFASUESE/ U rrit tek JUVE”: Goleadori SHQIPTAR “injorohet” nga PANUCCI

Isa.Autor

Kualifikimi në Champions League, Moratti: Shpirti i Inter-it u ringjall!

Sadik.Autor

Leave a Comment