Formula 1 Sport

ISH PILOTI I FORMULA 1/ “Ju tregoj pse Vettel nuk e mposhti Hamilton”

Sebastian Vettel mund ta kishte fituar titullin kampion të këtij sezoni, por ai nuk kishte mbështetjen maksimale nga ekipi i tij.

Kështu mendon ish-piloti David Coulthard. Sipas britanikut, ylli i Ferrarit nuk është trajtuar në të njëjtën  mënyrë si rivali i tij Hamilton, i cili me suportin e Mercedez ia doli të fitojë për herë të 5 radhazi kampionatin.

“Kam përshtyjen se ekipi nuk e ka mbështetur Vettel në të njëjtën mënyrë siç Mercedez bëri me Hamilton. Ferrari ka marrë disa vendime strategjike që në fakt e kanë dëmtuar gjermanin. Sa i përket Hamilton unë mendoj se ka arritur pjekurinë maksimale në këtë sport dhe tashmë gëzon të gjithë përvojën e duhur. Ky është padyshim sezoni i tij më i mirë”-tha Coulthard.

Formula 1 është një sport që funksionon në ekip, kështu që edhe në këtë sezon titulli nuk shkoi vetëm për pilotin, por në tërësi edhe për skuadrën më të mirë.

Related posts

“FRANCE FOOTBALL”/ Lë pas Mbappe, Benzema merr çmimin prestigjioz në Francë (FOTO)

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR ROMËN/ Përfundon sezoni për sulmuesin

F.autor

SKANDAL/ Ish-futbollisti i Gjermanisë në telashe, arrestohet për krim të organizuar

Delo.autor

Leave a Comment