Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” NË ALARM/ Mourinho: Ai është më i miri në botë, dëshiron të qëndrojë te Manchester United

Jose Mourinho mbetet i bindur se David de Gea do të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester United, pasi portieri spanjoll dëshiron të qëndrojë. “Djajtë e Kuq” janë në alarm, teksa shohin një nga shtyllat kryesore drejt fundit të marrëveshjes së tanishme.

Kontrata e De Gea skadon në verën e vitit 2019, por ekziston një opsion 12-mujor në atë marrëveshje, që do të futet në fuqi, nëse kërkohet. Manchester United po shpreson që kjo klauzolë nuk do të duhet të aktivizohet, me një zgjatje afatgjatë të bashkëpunimit, që konsiderohet të jetë një nga përparësitë kryesore.

Mourinho është optimist, kur bëhet fjalë për bisedimet, ndërsa sheh që De Gea është një portier i pakalueshëm, sikurse e tregoi edhe në fitoren 1-0 ndaj Young Boys: Ai është një portier i klasit botëror. Patjetër, është portieri më i mirë në botë dhe, nëse ambiciet tona janë të një klubi të madh, që të jemi një klub fitues, atëherë na duhet portieri më i mirë në botë.

Po ashtu, kemi nevojë edhe për disa lojtarë të tjerë, më të mirët në botë. Ne kemi portierin më të mirë në botë dhe e di që ai dëshiron të qëndrojë, e di se agjenti i tij është i lumtur të bëjë atë që lojtari dëshiron. Unë, gjithashtu, e di se bordi drejtues dëshiron që ai të qëndrojë dhe po punohet për këtë. Pra, me shpresë, shpejt ose më vonë do të arrijmë një përfundim”.

Premier League, League Cup, FA Cup dhe Europa League janë sukseset fituara nga portieri spanjoll me “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që asnjë lojtar në historinë e shquar të Manchester Unitedit nuk mund të pretendojë fitimin e katër çmimeve të Lojtarit të Vitit, si ai.

Related posts

E BUJSHME/ Liverpool shumë pranë nënshkrimit me “yllin” e Barcelonës

Sadik.Autor

Surpriza në listën e Italisë/ Flet 19-vjeçari Zaniolo: BABAI im filloi të QANTE kur…

Isa.Autor

KUKËSI-TEUTA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Elbasan Arena” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment