Futboll La Liga Sport

DOKUMENTI/ “Superclasico” mes RIVER dhe BOKËS ndoshta nuk luhet as sonte (DETAJE)

Pak orë para orarit të ndeshjes së kthimit të “Superclasico” në finalen e Kupës Libertadores, mes River Plejt dhe Boka Juniors, situata është e paqartë nëse skuadrat do të zbresin apo jo në fushën e lojës. Kjo, pasi Boka Juniors kërkon që ndeshja të shtyhet, sipas një “pakti xhentëlmenësh” që ka firmosur një natë më parë, kur u vendos që të ndeshja të luhej sonte në darkë pas sulmit ndaj autobusit të kësaj skuadre.

Klubi i Boka Jurniors ka bërë të ditur se ka ende lojtarë të traumatizuar dhe që kanë kaluar natën me probleme fizike, pa qenë në gjendjen optimale për të luajtur ndeshjen, pa llogaritur këtu kapitenin Pablo Perez të cilin mjekët nuk e lejojnë që të zbresë në fushë për këtë duel.

“Klubi i Boka Juniors ka bërë këtë të diel një apelim zyrtar para CONMEBOL që ndeshja e finales së Kupës Libertadores të luhet në kushte barazie të plotë, ashtu siç firmosëm dje në stadiumin “Monumental”, shkruhej në komunikatën e publikuar nga Boka.

Akordi në fjalë është shkresa që firmosën dje dy klubet, bashkë me presidentin e CONMEBOL, një shkresë zyrtare e cila citonte pikërisht garantimin e kushteve të barabarta si arsyen e vetme për të cilën kjo ndeshje të shtyhej. Boka pretendon se këto kushte nuk ekzistojnë as sot, ndaj ka kërkuar me ngulm që sfida të shtyhet përsëri.

Mediat argjentinase bëjnë të ditur se klubi po mendon edhe bojkotin e plotë të ndeshjes, siç ua kanë kërkuar edhe tifozët të cilët nuk duan që skuadra e tyre të keqtrajtohet në këtë mënyrë, duke vënë në dyshim edhe zhvillimin e finales.

Related posts

ZYRTARE/ Ansu Fati e merr numrin 10 në fanellën e Barcelonës

Delo.autor

Mancini te PSG: “Më pëlqen të stërvis Neymar dhe Mbappe”

Q.Autor

GATI TË BËJË GODITJEN E MADHE NË VERË/ Kukësi tenton të afrojë sulmuesin e Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment